Lajme te tjera

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon personelin shkencor të interesuar mbi mundësinë e aplikimit për Çmimin e ofruar nga Banka Islamike e Zhvillimit që do t'i akordohet shkencëtareve femra për kontributin e tyre në zhvillimin shkencor në studimet mbi kancerin, me titull "Women's Contribution to the Prevention and Control of Cancer". Ju ftojmë të konsultoni njoftimin e mëposhtëm:
To Whom it May Concern,
The Islamic Development Bank (IDB) would like to inform you that the deadline of accepting applications for its 12th Edition of the IDB Prize for Women’s Contribution to Development is EXTENDED till the 31st of Dec. 2016.
The IDB, a multilateral development institution fostering economic development and social progress in 57 countries across the world, annually awards this Prize to recognize and reward women's contribution to the socioeconomic development process.
The Prize consists of a cash award of US$ 50,000 for an individual woman and a cash award of US$ 100,000 for a non-governmental organization.
In order to highlight various issues shaping our world and their specific effects on women, the theme of the Prize varies each year. This years’ Prize is devoted to “Women’s Contribution to the Prevention and Control of Cancer” and the categorical topics are as follows:
¨ For Individuals: Women’s Contribution to the Prevention and Control of Cancer.
¨ For Organizations: Women’s Leadership in the Prevention and Control of Cancer.
More information about the Prize, including application forms, can be found on the dedicated web page on the IDB website https://www.isdb.org/irj/portal/anonymous?NavigationTarget=navurl://744f417a19ed335f9f3f27decc21e0c4or
For your convenience, kindly find attached the brochure and application forms, please submit to Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për informacione të mëtejshme mbi aplikmin mund të kontaktoni në emailin e mëposhtëm: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 13.12.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi fondin e pyetjeve të specializimeve në fushën e mjekësisë, të publikuara nga Fakulteti i Mjekësisë. Ju ftojmë të konsultoni fondin e pyetjeve në linkun e mëposhtëm:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 13.12.2016
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton mbi hapjen e thirrjes së dytë të aplikimeve për shkëmbime në kuadër të Programit Evropian "Erasmus+". Aplikimet janë të hapura për studentët dhe stafin akademik të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci", që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Kamerinos, në Itali.
1) Aplikimi për studentët:
- student në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë dhe aplikimet pranohen nga viti i tretë deri në vit të pestë të studimeve).
Kohëzgjatja e shkëmbimeve: 6 muaj.
Kuotat e thirrjes për studentët: 3 kuota.
Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli A2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).
Bursa Erasmus+ e parashikuar për studentët përfshin qëndrimin dhe udhetimin. Bursa për qëndrim në Universitetin e Kamerinos merret nga Universiteti i Kamerinos dhe është 850 euro në muaj për qëndrim të pandërprerë për periudhën e përcaktuar. Kostot e udhëtimit mbulohen deri në shumën 180 euro dhe shtesat e tjera të mundshme, sipër kësaj shume, mbulohen nga vetë kandidati.
Dokumentat e nevojshme për aplikim të studentit:
- CV në gjuhën angleze;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Listë e notave (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Certifikatë e gjuhës.
Kandidatët, të cilët do të përzgjedhen, do të konfirmojnë dokumentat pranë Rektoratit.
Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjidhet ajo më e lartë.
Programet e studimit në Farmaci në Universitetin e Kamerinos janë si më poshtë:
Aplikimi kryhet për semestrin e dytë të studimeve. Periudha e leksioneve e semestrit të dytë fillon në Universitetin e Kamerinos në datat 20 mars 2017 - 30 qeshor 2017 dhe periudha korrik - shtator është periudha e provimeve.
Për më shumë informacione, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.unicam.it/offertaformativa
2) Aplikimi për stafin akademik:
- staf akademik në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Personeli që aplikon si staf akademik duhet të jetë në marrëdhënie pune në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë).
Kohëzgjatja e shkëmbimit për stafin akademik: 14 ditë (minimumi 8 orë mësimdhënie në javë).
Kuota e thirrjes për stafin akademik: 1 kuotë.
Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).
Dokumentat e nevojshme për aplikim të stafitt akademik:
- CV në gjuhën angleze;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim punësimi (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Certifikatë e gjuhës.
Afati i fundit për aplikim: 8 dhjetor 2016, ora 24:00.
Aplikimi kryhet vetëm online, në gjuhën angleze, në linkun e mëposhtëm: https://form.jotformeu.com/63041989259366
Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Ju urojmë suksese në aplikim!
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 02.12.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi Udhëzimin Nr. 62, datë 01.12.2016, të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e Specializimeve Afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017".
Ju ftojmë të konsultoni Udhëzimin në linkun e mëposhtëm:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 01.12.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka ndjekur me shqetësim situatën e ndodhur ditën e martë, më datë 29/11/2016, në Shërbimin e Psikiatrisë.
Ju informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bashkohet shqetësimit të personelit shëndetësor të Shërbimit të Psikiatrisë dhe të opinionit publik dhe dënon këtë sjellje të ulët. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si një institucion serioz i arsimit të lartë publik që arsimon dhe specializon personelin mjekësor të vendit, dënon diskriminimin në çfarëdo lloj forme të shfaqjes së tij dhe përcjell tek studentët e tij, jo vetëm profesionalizmin dhe njohurinë, por mbi të gjitha vlerën njerëzore dhe respektin për pacientin, pa asnjë dallim. Kjo sjellje është një akt i shëmtuar, jashtë çdo norme morale dhe etike. Sjellja e mjekut, edhe jashtë ushtrimit të profesionit, duhet të jetë shembullore në përputhje me dinjitetin që kërkon ky profesion.
Gjithashtu, informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka kryer verifikimet mbi bazën e filmimit të publikuar në media dhe njofton se personat që janë të pranishëm në këtë video, nuk janë studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
REKTORI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
PROF. DR. ARBEN GJATA
Publikuar më 01.12.2016
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×