Lajme te tjera

VENDIM QARKULLUES
Në bazë të Vendimit Qarkullues N. 16, datë 20.02.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për disa shtesa në Vendimin Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik "Për kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2017-2018", njoftohen studentet e maturave mbi ndryshimin e kritereve për pranimet në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, si më poshtë:
1. Pas pikes II/1 të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
a) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.15.
b) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.25.
c) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndë e përcaktuara në germën a) dhe b) të sipërcituara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.
2. Pas pikës 11/3 të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
Nota e lëndës "Shkencë" e kurrikulës bërthamë, do të llogaritet si notë për lëndët Kimi, Biologji dhe Fizikë.
3. Pas pikës III, shtohet pika III.1 me këtë përmbajtje:
"III.1 Formula e përllogaritjes së pikëve për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit Bachelor dhe të cikleve të integruara (Mjekësi, Stomatologji, Farmaci) toë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, do të jetë si më poshtë vijon:
PP = { (M1 x 35) + (MK x 10) + (MB x 10) + (MF x 10) + [D1 + D2 + D3 + (Z1 x KZ1) + (Z2 x KZ2) ] / 5X35 } x KSHM x 100
Shpjegim:
PP Pikë të përgjitheshme për rankim
M1 Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme
MK Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Kimisë e tri viteve të shkollës së mesme
MB Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Biologjisë e tri viteve të shkollës së mesme
MF Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës e tri viteve të shkollës së mesme
D1 Provimi i detyruar i maturës 1
D2 Provimi i detyruar i maturës 2
D3 Provimi i detyruar i maturës 3
Z1 Provim me zgjedhje i maturës 1
Z2 Provim me zgjedhje i maturës 2
KZ1, KZ2 Koficienti i lëndëve me zgjedhje në maturën shtetërore do të jenë si më poshtë:
• Provim mature me zgjedhje lëndët bërthamë Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.15
• Provim mature me zgjedhje lëndët e thelluara Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.25
• Të gjithë lëndët e tjera KZ=1
KSHM Koeficienti i shkollës së mesme sipas Vendimit Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Vendimi Qarkullues N. 16, datë 20.02.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për disa shtesa në Vendimin Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik "Për kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2017-2018"
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 20.02.2017
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
NJOFTIM I MËPARSHËM
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton se kriteret e miratuara për pranimet në programet e studimit, si më poshtë:
I. Kandidatët që aplikojnë për pranim në programet e studimeve që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018:
-
- për programet e ciklit të parë (Bachelor), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet, të jetë ≥ 8
- për programet e studimit master i integruar (cikli I dhe II), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet, të jetë ≥ 8.5
II. Kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përbëhen nga:
- Nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore 35 %
- Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme (për të gjitha vitet) 35%
- Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme 30%, përkatësisht:
- Kimi 10%
- Biologji 10%
- Fizikë 10%
Tabelë përbledhëse: Kriteret e pranimit në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018
III. Koeficentët sipas llojeve të shkollave të mesme që do të aplikohen për vlerësimin e kandidatëve që aplikojne për të gjitha programet që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë janë sipas tabelës nr.1:
Tabela Nr.1: Koeficentet sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, të cilët aplikojnë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018
Nr. |
LLOJI SHKOLLES SË MESME |
KOEFICIENTËT |
1 |
GJIMNAZ |
1.4 |
2 |
SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-FRËNGJISHT |
1.4 |
3 |
SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-ITALISHT |
1.4 |
4 |
SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-GJERMANISHT |
1.4 |
5 |
GJIMNAZ ME KOHË TË SHKURTUAR |
1 |
6 |
GJIMNAZ GJUHËSOR |
1 |
7 |
SHKOLLË ARTISTIKE/KOREOGRAFIKE |
1 |
8 |
SHKOLLË SPORTIVE |
1 |
9 |
SHKOLLË PEDAGOGJIKE |
1 |
10 |
HOTELERI-TURIZËM |
1 |
11 |
SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI |
1 |
12 |
MEKANIKË |
1 |
13 |
ELEKTROTEKNIKË |
1 |
14 |
ELEKTRONIKË |
1 |
15 |
PËRPUNIM DRURI |
1 |
16 |
NDËRTIM |
1 |
17 |
TEKSTIL-KONFEKSIONE |
1 |
18 |
TEKNOLOGJI USHQIMORE |
1 |
19 |
BUJQËSI |
1 |
20 |
SHËRBIME SOCIALE DHE SHËNDETSORE |
1 |
21 |
VETERINARI |
1 |
22 |
GJEODEZI |
1 |
23 |
INSTALUES I SISTEMEVE TERMOHIDRAULIKE |
1 |
24 |
LLOGARI |
1 |
25 |
SHËRBIME BANKARE |
1 |
26 |
ADMINSTRIM BIZNESI |
1 |
27 |
RRJETE TË DHËNASH |
1 |
28 |
MBËSHTETJE E PËRDORUESVE TË TIK |
1 |
29 |
ELEKTRONIK NË TEKNOLOGJINË E AUTOMATIZIMIT |
1 |
30 |
SILVIKULTURË |
1 |
31 |
HARRY FULTZ, BIZNES |
1 |
32 |
HARRY FULTZ, ELEKTRONIKË |
1 |
33 |
HARRY FULTZ, AUTOMEKANIK |
1 |
34 |
PETER MAHRINGER TEKNOLOGJI INFORMACIONI |
1 |
35 |
PROFILE TË TJERA QË S'JANË TË LISTUARA |
1 |
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 18.01.2017

Informohen maturantët e interesuar se, në kuadër të informimit sa më të plotë të tyre mbi kriteret e pranimit për vitin akademik 2017-2018, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është duke zhvilluar aktivitetin "Java e Orientimit" në ambjentet e Gjimnazit "Qemal Stafa", duke filluar nga dita e sotme deri më datë 3 mars 2017, në oraret 14:00 - 18:00. Mirëpresim çdo maturant që ka nevojë për informacione të mëtejshme rreth kritereve të pranimit dhe programeve të studimit që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 20.02.2017

Në kuadër të nismës për të celebruar Ditën Botërore të Zgjedhjeve në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT), organizon për të tretin vit radhazi "Konferencën Botërore të Zyrtareve Zgjedhorë", më datë 2 shkurt 2017.
Ky aktivitet mbledh personalitetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në një ditë të hapur (open day) në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Në këtë aktivitet do të mbahet një leksion i hapur nga Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Denar Biba që do të zhvillohet në orën 13:00 për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
KQZ përmes programeve dhe veprimtarive të ndryshme synon të forcojë kulturën zgjedhore tek të gjithë shtetasit, duke u fokusuar veçanërisht tek të rinjtë për t'i sensibilizuar ata për rëndësinë, vlerën dhe forcën e votës në proceset demokratike të vendit. Takimet me të rinjtë, bashkëbisedimi me ta, janë një nga format më eficente për edukimin zgjedhor të tyre, për të ndikuar në zbehjen e fenomeneve negative si mospjesëmarrja në votime, ndikimi i vullnetit apo votimi familjar.
Dita Botërore e Zgjedhjeve është caktuar të jetë e enjtja e parë e çdo shkurti, vendosur kjo nga "Konferenca Botërore e Zyrtareve Zgjedhore", mbajtur ne vitin 2005. Veprimtaritë për edukimin zgjedhor që KQZ organizon në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, marrin një simbolikë të veçantë, në kontekst edhe të rëndësisë së kësaj dite.
Ftohen studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë aktivitet.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 01.02.2017

Në kuadër të njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit mbi Programin e Fondit të Ekselencës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar, si më poshtë:
Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Ekselencës, dhënë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kontribuon çdo vit me një fond prej 150.000.000 (njëqind e pesëdhjetë milionë lekë) për mbështetjen financiare të studentëve shqiptare të shkëlqyer, të cilët janë pranuar të kryejnë studimet e ciklit të parë, të dytë dhe studimet e ciklit të tretë "Doktoratë" jashtë vendit në universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së "Times Higher Education" - Renditja botërore e universiteteve, si dhe për nëpunësit civilë të administratës shtetërore, për kryerjen e studimeve "Master" me kohëzgjatje 1- vjecare.
Dokumentacioni, afatet e aplikimit, kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave do të kryhet përzgjedhja e kandidateve, janë të parashikuara në Vendimin Nr. 483, datë 16.07.2014 të Këshillit e Ministrave "Për mbështetjen financiare të studenteve të shkelqyer dhe të nëpunesve civilë të administratës shtetërore (Fondi i Ekselencës)" dhe Udhëzimin Nr. 16, datë 01.08.2014 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit "Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga Fondi i Ekselencës për studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit e administratës shtetërore", të cilat janë publikuar në faqën zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rubrika "Fondi i Ekselencës".
http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/fondi-ekselences
Studentët përfitues të Fondit të Ekselencës kanë detyrimin të punojnë së paku për 3 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve, për të cilat janë mbështetur financiarisht nga fondi, ose pas përfundimit të të gjithë cikleve të studimit, nëse kandidati fitues vijon studimet në ciklet më të larta universitare.
Për kandidatët fitues për studimet e doktoratës mbështetja financiare nga programi i Fondit të Ekselencës, mbulon shpenzimet e jetesës dhe të udhëtimit.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni me e-mail në adresën elektronike:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Sekretariati Teknik i Programit do të zhvillojë takime me të interesuarit gjatë datave 6-10 Shkurt 2017, në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 08.02.2017

Sot, më datë 27.01.2017, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë priti në një takim pune delegacionin e përfaqësuesve të universiteteve partnere në kuadër të projektit evropian të fituar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë "Euscreen" (2017-2021), nën Programin e Bashkimit Evropian "Horizon 2020". Konsociumi i universiteteve udhëhiqet nga Universiteti Erasmus i Roterdamit (Hollandë) dhe mbledh së bashku universitetet më prestigjioze evropiane, si Universitetin e Sheffield (Angli), Universitetin e Reading (Angli), Institutin Karolinska (Suedi), Universitetin Johann Wolfgang Goethe të Trankfurtit në Main (Gjermani), Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë Iuliu Hatieganu Cluj-Napoca (Rumani), Drejtorinë e Asistencës Sociale Mjekësore (Spanjë), Fondacionin e bashkëpunimit publik-komunitet për studime euscreen (Hollandë).
Takimi u hap nga Zv. Rektore Prof. Dr. Anyla Bulo, e cila përshëndeti të pranishmit në emër të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe u uroi ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë suksese në zhvillimin e projektit.
Në këtë takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe prezantimi i etapave të projektit në Shqipëri u krye nga koordinatorja e Projektit Prof. Asc. Birkena Qirjazi, Pedagoge e Departamentit të ORL-Okulistikës në Fakultetin e Mjekësisë. Me anë të këtij projekti do të realizohet depistimi neonatal i dëgjimit në dy Maternitetet e Tiranës, në atë të Kukësit dhe të Pogradecit, si dhe në tre qendra shëndetësore (nga një për çdo rreth) dhe do të diagnostikohen rastet e uljes së dëgjimit për bebet dhe rehabilitimin e atyre me probleme. Të dhënat shkencore që do të mblidhen do të analizohen nga stafi i universiteteve partnere dhe do të mundësohet ekspertiza më e mirë për efikasitetin e diagnostikimeve.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 27.01.2017
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×