Please select your page

 

Lajmërohen kandidatët nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë rezultuar me pikë të barabarta në përzgjedhjen e tyre në programet e studimit të integruar të ciklit të dytë Master i Shkencave në Mjekësi e Përgjithshme dhe Master i Shkencave në Stomatologji, se ditën e enjte, më datë 27 Tetor 2016, në orën 12:00, do të zhvillohet shorti për përzgjedhjen e tyre në përputhje me kuotat dhe kriteret e miratuara.

 

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 25.10.2016


Në kuadër të thirrjes për Projekt-Propozime PRoF 2017 Award së shpallur nga Universiteti Ghent, në Belgjikë, dhe informacionit të përcjellë nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon stafin akademik të interesuar mbi pjesëmarrjen në këtë thirrje.

PRoF 2017 Award është një konsorcium inovativ evropian, i cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2009 dhe që grupon së bashku organizata dhe më shumë se 300 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga disiplina të ndryshme të cilat mendojnë për evoluimin e sistemeve të këtij kujdesi. Fuqia e konsorciumit qëndron në qasjen e saj interdisiplinore, ku organizatat e kujdesit shëndetësor punojnë së bashku me qendrat kërkimore, universitetet dhe kompanitë për të krijuar vizione për të ardhmen. Secila prej këtyre vizioneve është realizuar si një "dhomë koncept- concept room" të cilat mund të vizitohen nga të gjithë në Poperinge – Belgjikë.

Juria e Projektit do të përzgjedhë tre projekte fituese, që do të ftohen të paraqesin punën dhe rezultatet e tyre në Simpoziumin Ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet më datë 17 Maj 2017 në Universitetin Ghent. Njërit nga 3 fituesit e përzgjedhur do t'i jepet çmimi Prof (me një vlerë prej 10.000 €).

Për informacione më të detajuara mund të konsultoni sitin: www.prof-projects.com

  1. Formularët
  2. Informacioni mbi thirrjen

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 25.10.2016


Njoftojmë se janë publikuar në Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, listat paraprake të kandidatëve fitues nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci që kanë aplikuar për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë. 

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 13.10.2016


 

 

Njoftohen kandidatët nga Republika e Kosovës, kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci se informacionin lidhur me listat përfundimtare të kandidatëve fitues sipas programeve të studimit, si dhe procesin e metejshëm të regjistrimit të tyre do ta gjejnë pranë fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. 

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 17.10.2016

 


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar se Qeveria Britanike ka hapur programin e bursave studentore "Chevening Scholarships". 

Opening of applications for Chevening Scholarships: the prestigious global scholarship programme of the UK government

Chevening Scholarships are the UK government’s global scholarship programme, funded by the Foreign and Commonwealth Office (FCO) and partner organisations. The scholarships offer the opportunity to study for a one-year master’s degree at any of the UK’s leading universities, and are awarded to outstanding established or future leaders across a wide range of fields.

The programme provides a unique opportunity for tomorrow’s leaders to build a global network of continuing professional significance and also to establish social, cultural, academic, or commercial partnerships with the UK.

Applications for a Chevening Scholarship must be submitted online at www.chevening.org/apply and the deadline for receipt of applications is 8 November at 12:00 GMT (midday UK time). Applications received after this date will not be processed.

 

Applicants should read the online guidance and demonstrate how they meet the Chevening selection criteria before submitting an application.  If they have further questions about the programme they can use the contact us function on the website www.chevening.org/contact-us

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 13.10.2016


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×