Lajme te tjera

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Udhëzimin nr. 18, datë 11.08.2016 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, si dhe kandidatëve me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016 - 2017".
Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni Udhëzimin në linkun e mëposhtëm:
-
- Udhëzim nr. 18, datë 11.08.2016 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga republika e kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga maqedonia, mali i zi, presheva, medvegja dhe bujanovci, si dhe kandidatëve me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe egjiptianët, në programet e ciklit të pare te studimeve, ne programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, me kohe te plote, ne institucionet e arsimit te larte, per vitin akademik 2016 - 2017"
- Udhëzim nr. 18, datë 11.08.2016 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga republika e kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga maqedonia, mali i zi, presheva, medvegja dhe bujanovci, si dhe kandidatëve me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe egjiptianët, në programet e ciklit të pare te studimeve, ne programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, me kohe te plote, ne institucionet e arsimit te larte, per vitin akademik 2016 - 2017"
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 12.08.2016

Në bazë të kërkesave për informacion dhe shqetësimeve të kandidatëve që do të aplikojnë në një nga Programet e Studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe prindërve të tyre, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, sqaron si më poshtë:
- Kriteret për pranimin në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, përbëhen nga:
- Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Maturës Shtetërore 35 %.
- Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e 3 (tri) viteve të shkollës së mesme 35%.
- Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për lëndët formuese 30 %:
- Kimi 10%
- Biologji 10%
- Fizikë 10%
- Nota mesatare për pranimin në programet e studimeve të integruara, si Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci është 8,5.
Nota mesatare për pranimin në programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si Infermieri e Përgjithshme, Mami, Fizioterapi, Teknik i Lartë Laboratori, Imazheri dhe Logopedi është 8. - Ndryshimet nga vendimi fillestar për heqjen e lëndëve të filozofisë dhe sociologjisë, si dhe përdorimi i mesatares aritmetike janë vendosur nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për shkak se dy lëndët e mësipërme nuk janë pjesë e kurrikulës së detyruar në të gjitha shkollat e mesme dhe jo të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë kanë programe me kredite. Kjo gjë mund të bënte të pamundur vlerësimin real të studentëve.
- Për klasifikim janë përdorur koeficientë të ndryshëm të shkollave të mesme, ku ato me kohë të të plotë kanë koeficient 1,4, ndërsa të gjitha shkollat e tjera të mesme kanë koeficientin 1.
- Në rast se kandidatët kanë të njëjtin numër pikësh, për t'u përzgjedhur në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ka përparësi mesatarja e provimeve të Maturës Shtetërore. Në rast se edhe mesatarja e Maturës Shtetërore është e njëjtë, përzgjedhja do të bëhet me short në praninë e kandidatëve.
- Për përpunimin e të dhënave dhe renditjen e studentëve sipas kritereve të miratuara po realizohet një marrëveshje me Qendrën Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik (RASH), me qëllim krijimin e një programi kompjuterik për përpunimin e të dhënave dhe renditjen e kandidatëve.
- Kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit të miratuara për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015-2016 dhe kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit të propozuara nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017 janë, si më poshtë:
FAKULTETI |
PROGRAMI I STUDIMIT |
KUOTA PËR PROGRAM TË PARË STUDIMI |
TARIFA VJETORE PËR PROGRAM TË PARË |
TARIFA VJETORE PËR PROGRAM TË DYTË |
|||
2015-2016 |
2016-2017 |
2015-2016 |
2016-2017 |
2015-2016 |
2016-2017 |
||
Fakulteti i Mjekësisë |
Mjekësi e Përgjithshme |
240 |
230 |
45.000 |
45,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Mjekësisë |
Farmaci |
90 |
90 |
45.000 |
45,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Mjekësisë Dentare |
Stomatologji |
55 |
82 |
45.000 |
45,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Infermieri e Përgjithshme |
300 |
274 |
40.000 |
40,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Mami |
80 |
43 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë e Lartë Laboratori |
60 |
46 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Fizioterapi |
60 |
48 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Logopedi |
40 |
28 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Imazheri |
70 |
47 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Ulja e kuotave për vitin akademik 2016-2017 është vendosur nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për të plotësuar kriteret e akreditimit, si dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies.
Të gjithë vendimet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë transparente dhe janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.umed.edu.al.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i hapur për çdo sqarim apo paqartësi që mund të kenë kandidatët, pasi studentët janë më të rëndësishmit për ne, ndaj i ftojmë të na kontaktojnë në adresën e emalit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, dëshiron të nënvizojë se në vendimmarrjen e Senatit Akademik nuk ka patur asnjë ndërhyrje ose presion nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të cilën përfitojmë nga rasti ta falënderojmë për ndihmën dhe mbështetjen që na ka dhënë.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 01.08.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Vendimin e Senatit Akademik Nr. 52, më datë 21.07.2016, "Për miratimin e procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve të cilët kanë të njejtin numër pikësh", dhe njofton, si më poshtë:
- Nëse dy apo më shumë aplikantë rezultojnë me pikë të barabarta, renditja do të kryhet në bazë të rezultatevete të maturës shtetërore.
- Nëse edhe pas renditjes së rezultateve të maturës shtetërore ka aplikantë me numër të barabartë pikësh, atëherë këta aplikantë do t'i nënshtrohen përzgjedhjes me short në prani të komisionit përkatës dhe aplikantëve që kanë numër të barabartë të rezultateve të maturës shtetërore.
Për informacione të mëtejshme mbi Vendimin e Senatit Akademik, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 01.08.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Vendimin e Senatit Akademik Nr. 70, më datë 29.07.2016, "Për publikimin e kërkesës për aplikim për anëtarë në Bordin e Administrimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë", dhe njofton, si më poshtë:
- Publikohet kërkesa për aplikim për anëtarë në Bordin e Administrimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë sipas formularit bashkëngjitur.
- Afati i dorëzimit të dokumentave për aplikim si anëtarë në Bordin e Administrimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë do të jetë nga data 01.08.2016 deri më datë 24.08.2016.
- Aplikimet do të kryhen pranë Sekretarisë së Senatit Akademik pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Publikohet kërkesa për aplikim për anëtarë në Bordin e Administrimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë sipas formularit bashkëngjitur.
Për informacione të mëtejshme mbi Vendimin e Senatit Akademik, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm:
Për të konsultuar fletën e aplikimit për anëtarë në Bordin e Administrimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 01.08.2016
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe profesionistët e shëndetit të interesuar në fushat e traumës dhe urgjencës mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Konferencën "Oxford University National Major Trauma and Pre-Hospital Emergency Medicine Conference 2016 (OxPHEM 2016)", që organizohet nga Shoqata e Traumës dhe Mjekësisë së Urgjencës së Universitetit të Oksfordit, në datat 11-12 Nëntor 2016, pranë Spitalit John Radcliffe, në Oksford, Angli.
Now taking place on November 11th and 12th.
Venue: John Radcliffe Hospital, Oxford.
Aimed at medical students, junior doctors and allied-health professionals with any interest in acute critical care, and particularly in major trauma and pre-hospital emergency medicine, this two-day conference combines:
-
- Stimulating lectures from expert speakers- so far including: Dr David Zideman (Clinical Lead for Emergency Medical Services at the London 2012 Olympic and Paralympic Games), Dr Matt Edwards (Flying Doctor for AMREF in East Africa and Emergency Medicine Registrar in London), and Gary Baldwin (Supervisor, Forensic Collision Investigation Unit for Hampshire and Thames Valley Police)
- Practical skills sessions
- Poster presentations
- Black-tie Gala Dinner and Drinks Reception
Abstract Submissions:
We are inviting 300 word abstracts for poster presentations in the field of major trauma, pre-hospital and emergency medicine.
This is an opportunity to get creative and showcase any relevant work in these broad fields- be inventive!
Selected posters will be displayed and presented at the conference being seen by speakers and delegates.
Prizes will be awarded to top posters!
Delegates should email their submissions to Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. by midnight, 9th October 2016.
Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni websitin zyrtar të Konferencës në linkun e mëposhtëm:
www.oxfordtraumaconference.com
Ose mund të konsultoni broshurën:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 28.07.2016
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×