Please select your page
Publikohen listat perfundimtare te kandidateve fitues ne programet e studimit te Universitetit te Mjekesise, Tirane.

Te gjithe kandidatet, te cilet kane kryer procesin e aplikimit ne raundin e pare dhe jane shpallur  fitues nga IAL-te, duhet te kryejne procesin e regjistrimit online dhe me dokumentacion ne
sekretarite mesimore te IAL-ve ne programin e studimit ku deshirojne te vazhdojne studimet, ne datat 13 - 20 shtator 2016.
Kandidati qe eshte shpallur fitues ne me shume se nje program
studimi, lejohet te regjistrohet vetem ne njerin nga programet e studimit ku eshte fitues.
Sekretarite mesimore te IAL-ve do te pranojne dokumentacionin per te giithe kandidatet fitues.
Kandidatet dorezojne personalisht, ose nepermjet perfaqesuesit te autorizuar nga ana e tyre, dokumentacionin e meposhtem:
a. Dokumentin e identifikimit (karte identiteti ose pasaporte). Ne dosje mbahet vetem
fotokopja e nje prej dokumenteve te identifikimit.
b. Fotokopjen e noterizuar te diplomes se Matures Shteterore ose defteses se pjekurise se bashku me certifikaten e notave ose te nje deftese/diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit dhe te njesuer ne MAS.
c. Deklaraten e paraqitur ne shtojcen bashkelidhur Udhezimit 13.22.07.2016, e cila plotesohet nga 
kandidati ne prani te punonjeses se sekretarise mesimore te IAL-se dhe nenshkruhet nga
kandidati dhe nga kjo e fundit.
d. Dy fotografi personale.
 

Lista e studentëve fitues , të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë

1. Programi i studimit “Mjekësi e Përgjithshme” :https://www.dropbox.com/s/zun5cdqu…/MjeksiaPergjithshme.pdf…
2. Programi i studimit “Farmaci”:https://www.dropbox.com/s/0r0ycgvu009o2fv/Farmacia.pdf?dl=0

Lista e studentëve, të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

1. Programi i studimit “Infermieri e Përgjithshme”:https://www.dropbox.com/s/fg98j5t95gytc27/Infermieri.pdf…
2. Programi i studimit “Mami”:https://www.dropbox.com/s/73tdkqlqrrs412q/Mami.pdf?dl=0
3. Programi i studimit “Imazheri”:https://www.dropbox.com/s/vsncrnvgikgmx1j/Imazheri.pdf?dl=0
4. Programi i studimit “Logopedi”:https://www.dropbox.com/s/eguagedcqvl1akb/Logopedi.pdf?dl=0
5. Programi i studimit “Teknik i Lartë Laboratori”:https://www.dropbox.com/s/ef542debzn7uioi/TeknikLartLab.pdf…
6. Programi i studimit “Fizioterapi”:https://www.dropbox.com/s/xt39efocaqv3pwu/Fizioterapi.pdf…

Lista e studentëve, të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

1. Programi i studimit “Stomatologji”:https://www.dropbox.com/s/70e4b2g7u78vlf0/Stomatologji.pdf…

Studentët mund të verifikojnë renditjen e tyre në linkun e mëposhtëm nëpërmjet ID-së së studentit: https://klasifikimi.ualbania.rash.al/umt

ID e studenteve që ndodhen nen vijën e kuqe nuk janë fitues në programin përkatës të studimit.


 

Lista e studentëve, të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë

1. Programi i studimit “Mjekësi e Përgjithshme” :https://www.dropbox.com/s/zun5cdqu…/MjeksiaPergjithshme.pdf…
2. Programi i studimit “Farmaci”:https://www.dropbox.com/s/0r0ycgvu009o2fv/Farmacia.pdf?dl=0

Lista e studentëve, të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

1. Programi i studimit “Infermieri e Përgjithshme”:https://www.dropbox.com/s/fg98j5t95gytc27/Infermieri.pdf…
2. Programi i studimit “Mami”:https://www.dropbox.com/s/73tdkqlqrrs412q/Mami.pdf?dl=0
3. Programi i studimit “Imazheri”:https://www.dropbox.com/s/vsncrnvgikgmx1j/Imazheri.pdf?dl=0
4. Programi i studimit “Logopedi”:https://www.dropbox.com/s/eguagedcqvl1akb/Logopedi.pdf?dl=0
5. Programi i studimit “Teknik i Lartë Laboratori”:https://www.dropbox.com/s/ef542debzn7uioi/TeknikLartLab.pdf…
6. Programi i studimit “Fizioterapi”:https://www.dropbox.com/s/xt39efocaqv3pwu/Fizioterapi.pdf…

Lista e studentëve, të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

1. Programi i studimit “Stomatologji”:https://www.dropbox.com/s/70e4b2g7u78vlf0/Stomatologji.pdf…

Studentët mund të verifikojnë renditjen e tyre në linkun e mëposhtëm nëpërmjet ID-së së studentit: https://klasifikimi.ualbania.rash.al/umt

ID e studenteve që ndodhen nen vijën e kuqe nuk janë fitues në programin përkatës të studimit.

 


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar se Universiteti gjerman i Landit të Hessenit do të mbështesë me bursa 6-mujore studentët me rezultate të mira të Universiteteve shtetërore shqiptare përmes programit "World University Service" (WUS)Qëllimi i kësaj mbështetje është forcimi i elitës së arsimuar në Shqipëri dhe nxitja e trajnimi i specialistëve të ardhshëm. Ky universitet do të ofrojë bursa 6-mujore (250€ në muaj) për studentë në vitin e fundit ose që janë në fazën e hyrjes së tyre në tregun e punës, apo që dëshirojnë të fillojnë një biznes. (Përfundimet e pritshme në këto tre katëgori janë deri në vitin shkollor 2018). Preferohen studentë me të ardhura të ulta familjare. Synimi është që të rinjtë shqiptarë të mund të zhvillojnë perspektivat e ardhshme profesionale në Shqipëri. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përfitojnë këtë bursë do të jetë gjithsej 50, nga të cilët 25 do të jenë femra dhe 25 meshkuj.

Gjatë periudhës maksimale të grantit prej gjashtë muajsh, studentët do të marrin trajnim për aplikim për punë dhe trajnim për të filluar një biznes si dhe punë praktike të specializuar (individuale dhe në grupe), në varësi të llojit të grantit.

Afati i aplikimit për bursë nga WUS-SurPlace Stipendium Albania është deri më datë 15 Tetor 2016. 

Për informacione të mëtejshme mund të konsultoni faqen e internetit www.surplace-albania.de ku do të gjeni formularin e aplikimit me udhëzimet përkatëse. Ose mund te klikoni në linkun e mëposhtëm: 

Për mënyrën e aplikimit mund të konsultoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.wusgermany.de/en/internationale-bildungsarbeit/scholarship-and-training-albanian-students/application-and-contact

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 02.09.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi formulën që do të përdoret për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që kanë aplikuar për pranime në programet e studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të integruar në tre Fakultetet e tij, si më poshtë vijon:

(Mesatarja aritmetike e thjeshtë e shkollës së mesme * 35) + (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e maturës shtetërore  * 35) + (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e Kimisë * 10) + (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e Biologjisë * 10) + (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e Fizikës * 10) * koeficienti i shkollës së mesme sipas Vendimit të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Nr. 48, datë 21.07.2016 * 100.

Procesi do të kryhet elektronikisht nga Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik e Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH).

 

         REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË   

Publikuar më 02.09.2016


Pas publikimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kopertinën e revistës prestigjioze "New York Magazine" dhe në gazetën "New York Times", në muajin mars edhe gazeta prestigjoze angleze "Telegraph" është gazeta e radhës që ka publikuar përsëri artikullin mbi rrëfimin e shkrimtarit z. Karl Ove Knausgaard të rrugëtimit të tij në Shqipëri dhe përshtypjet që mori nga vendi ynë. Artikulli i shkrimtarit të famshëm norvegjez rrëfen ndërhyrjen kirurgjikale të kryer për herë të parë në tru, teksa pacienti ishte i zgjuar dhe i vetëdijshëm, që u krye në Tiranë në muajin gusht të vitit të kaluar, e cila u zhvillua nga Doktori i mirënjohur anglez Dr. Henry Marsh dhe nga mjekët e mirënjohur shqiptarë Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Florian Dashi dhe për të cilën z. Karl Ove Knausgaard ishte dëshmitar. 

Ekipi në Shqipëri ishte përgatitur prej 6 muajsh për të kryer për të parën herë këtë ndërhyrje të vështirë, të njohur me terminologjinë "awake craniotomy"; procedura që heq një lloj tumori në tru, që është aq i kamufluar saqë duket si truri vet. Tumore të tilla prekin më shpesh moshat e reja dhe për to, fatkeqësisht nuk ka kurë. Pa kirurgji, 50 për qind e pacientëve vdesin brenda 5 viteve, 80 për qind brenda 10 vitesh, ndërsa një operacion u zgjat jetën atyre nga 10 deri në 20 vite, por ka raste edhe më shumë.

Lartësimi i figurës së mjekëve shqiptarë, që bashkëpunojnë profesionalisht me kolegët e huaj dhe realizimi me sukses në Shqipëri i ndërhyrjes kirurgjikale të këtij lloji është, jo vetëm një nder i madh për vendin tonë, por dëshmon dhe nivelin e lartë profesional të mjekëve tanë.

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni artikullin e gazetës angleze Telegraph në linkun e mëposhtëm: 

    • http://www.telegraph.co.uk/men/health/i-had-never-seen-anything-as-beautiful-how-it-feels-to-witness-l

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 24.08.2016


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×