Please select your page

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studiuesit e interesuar të fushave të Farmacisë dhe të Shëndetit Publik mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Konferencën e 1-rë Ndërkombëtare mbi Vlerësimin e Riskut të Produkteve Farmaceutike në Mjedis (1st International Conference on Risk Assessment of Pharmaceuticals in the Environment (ICRAPHE 2016)), që organizohet nga Akademia Franceze e Shkencave Farmaceutike, në datat 8-9 Shtator 2016, pranë godinës historike "Les Cordeliers" të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit "Decartes" të Parisit, në Paris, Francë. Në këtë event do të mblidhen studiues nga e gjithë bota, të cilët do të sintetizojnë të dhënat më të fundit të shkencës për të identifikuar, matur dhe menaxhuar rreziqet mjedisore dhe shëndetësore që dalin nga mbetjet farmaceutike në mjedis.

Akademia Franceze e Shkencave Farmaceutike është një institucion i pavarur që është themeluar në vitin 1803 dhe është i orientuar në të gjetjet shkencore dhe profesionale. Akademia është e përbërë prej rreth 500 anëtarëve shkencëtarët dhe profesionistët të zgjedhur nga kolegët e tyre, kryesisht nga profesionet farmaceutike

 

FUSHAT E PREZANTIMIT NË KONFERENCË JANË:

Ekotoksikologjia, Shëndeti Publik, Ndotja e Tokës, Mbetjet Bujqësore dhe Menaxhimi i Strategjive mbi Ujin e Pijshëm dhe Ujërat e Zeza.

 

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni websitin zyrtar të Forumit në linkun e mëposhtëm:

http://icraphe.com/en/

http://www.icraphe.com/en/programme

http://www.icraphe.com/en/registration-accommodation

http://www.icraphe.com/en/practical-information

 

                              REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 28.07.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Vendimin e Senatit Akademik Nr. 53, datë 21.07.2016 "Për një ndryshim në Vendimin e Senatit Akademik nr. 17, datë 08.03.2016, "Kriteret e pranimit të studentëve për ciklin e parë dhe të ciklit të dytë të integruar të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2016-2017"", që zëvendëson Vendimin e mëparshëm të Senatit Akademik Nr.17, më datë 08.03.2016, për përcaktimin e kritereve të pranimit të studentëve për ciklin e parë dhe të ciklit të dytë të integruar të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017. 

      • Në zbatim të Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr. 407, datë 01.06.2016, hiqet kriteri i mesatares së ponderuar dhe vendoset mesatarja aritmetike e thjeshtë.

      • Pranimi i studentëve në ciklin e parë (Bachelor) dhe në ciklin e dytë të integruar në Universitetin e Mjekësisë,Tiranë, të zhvillohet si më poshtë vijon:
        1. Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Maturës Shtetërore 35 %.
        2. Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e 3 (tre) viteve të shkollës
          së mesme 35%.
        3. Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e lëndëve formuese 30 % nga ku:
  • Kimi 10%
  • Biologji 10%
  • Fizikë 10%
      • Studentët që aplikojnë në programet e studimit të ciklit të pare dhe ciklit të dytë të integruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë kriterin e mesatares sipas tabelës Nr. 1:

Tabela nr. 1

Fakulteti

Dega

Cikli i Studimit

Nota mesatare e pranimit për të konkuruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Fakulteti i Mjekësisë

Mjekësi e Përgjithshme

Cikli i Dytë i Integruar

8.5

Fakulteti i Mjekësisë

Farmaci

Cikli i Dytë i Integruar

8.5

Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Stomatologji

Cikli i Dytë i Integruar

8.5

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Infermieri e Përgjithshme

Cikli i Parë (Bachelor)

8

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Mami

Cikli i Parë (Bachelor)

8

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fizioterapi

Cikli i Parë (Bachelor)

8

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Teknik i Lartë Laboratori

Cikli i Parë (Bachelor)

8

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Imazheri

Cikli i Parë (Bachelor)

8

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Logopedi

Cikli i Parë (Bachelor)

8

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni Vendimin e Senatit Akademik në linkun e mëposhtëm: 

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 21.07.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë fton studiuesit shkencor të fushave shkencore të Mjekësisë të marrin pjesë në thirrjen për Doktoratura që Universiteti i Studimeve Suor Orsola Benincasa të Napolit, në Itali, ka shpallur në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërinstitucional me Universitetin e Edimburgut (UK). Kursi i Doktoraturës me temë "Experimental Psychology and Cognitive Neuroscience" ka një kohëzgjatje 3 vjeçare dhe ofrohen 4 bursa studimi.

Afati i fundit për aplikime është data 09.09.2016.

-----

Experimental Psychology and Cognitive Neuroscience

The aim of the Ph.D. course is the acquisition and furthering of scientific research methodologies and research activity consisting of periods of study abroad and specialised seminars and internships with [...]

16/07/2016 - 03:33 | Country: Several countries | Organisation: Italian Ministry of Education, University and Research | Research field: Psychological sciences, Neurosciences | Application deadline: 09/09/2016 | Nr. of offers: 4

http://www.unisob.na.it/universita/dopolaurea/dottorati/phdpsychology/index.htm?vr=1

The aim of the Ph.D. course is the acquisition and furthering of scientific research methodologies and research activity consisting of periods of study abroad and specialised seminars and internships with public and private bodies in order to provide Ph.D. candidates with the necessary skills to perform tasks at the highest level at universities and in public and private bodies in operational and research areas relating to experimental psychology and neuroscience

 

Për t'u njohur mbi njoftimin dhe kushtet e aplikimi, lutemi të konsultoni informacionin e mëposhtëm: LINK

Për më shumë informacion mbi Universitetin e Studimeve Suor Orsola Benincasa http://www.unisob.na.it.

 

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 21.07.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Vendimin e Senatit Akademik Nr. 51, më datë 21.07.2016, "Për një ndryshim në Vendimin e Senatit nr. 8 datë 28.01.2016 "kriteret e pranimit të studentëve për ciklin e dytë, ku përfshihet edhe cikli i dytë i integruar i studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë", dhe njofton, si më poshtë:

    1. Ndryshohet Vendimi i Senatit Akademik Nr. 8, datë 28.01.2016, duke hequr kushtin e gjuhës së huaj si kriter hyrës për programet e ciklit të dytë të integruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
    2. Niveli B2 i një prej gjuhëve të huaja të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 52 datë 23.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vendoset si kusht dalës nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
    3. Niveli B2 i një prej gjuhëve të huaja të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 52 datë 23.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, qëndron si kusht hyrës vetëm për studentët që do të konkurojnë në ciklin e dytë "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave".
    4. Studentët e regjistruar në ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, të cilët nuk i janë nënshtruar testimit të gjuhës angleze, si dhe nuk kanë paraqitur dokumentacion pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Udhëzimit Nr. 14, datë 28.03.2011, "Për njohjen e testimeve dhe certifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë", kryejnë testimin sipas këtij Vendimi.

Për informacione të mëtejshme mbi Vendimin e Senatit Akademik, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: 

Për informacione të mëtejshme mbi Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i ndryshuarmund të konsultoni linkun e mëposhtëm: 

Për informacione të mëtejshme mbi subjektet e njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për ofrimin e testeve ndërkombëtare, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: 

Publikohet Udhëzimi Nr. 5, datë 16.02.2017, i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015, "Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e ciklit të dytë dhe të tretë, në Institucionet e Arsimit të Lartë" të ndryshuar, që mund të konsultohet në linkun e mëposhtëm: 

 

         REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË   

Publikuar më datë 21.07.2016

Përditësuar më datë 22.02.2017 me Udhëzimin Nr. 5, datë 16.02.2017, i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015, "Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e ciklit të dytë dhe të tretë, në Institucionet e Arsimit të Lartë" të ndryshuar.

 


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton studentët mbi hapjen e thirrjes së dytë të aplikimeve për shkëmbime studentore në kuadër të programit Erasmus+. Aplikimet janë të hapura për studentët e ciklit të dytë të integruar "Master i Shkencave në Farmaci" ose të ciklit të tretë "Doktoratë në Shkenca Farmaceutike", që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Saarland, në Gjermani.

Ciklet e studimit të pranuara për aplikim:

      • Master i Shkencave në Farmaci (Studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit: Master i Shkencave në Farmaci në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)
        Kohëzgjatja e shkembimeve për ciklin Master i Shkencave në Farmaci: 5 muaj.
      • Doktoratë në Shkenca Farmaceutike (Studentët Doktorantë duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit: Doktoratë në Shkenca Farmaceutike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë). 
        Kohëzgjatja e shk
        ëmbimeve për ciklin Doktoratë në Shkenca Farmaceutike: 6 muaj. 

Kuota e thirrjes për studentët: 1 kuotë.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha Gjermane. 

Niveli i njohurisë që kërkohet për studentët është minimumi niveli B1.

Dokumentat e nevojshme për aplikim: 

    • CV në gjuhën angleze;
    • Foto personale;
    • Kopje e Pasaportës;
    • Vërtetim studenti;
    • Listë e notave;
    • Letër Motivimi në gjuhën angleze;
    • Certifikatë e gjuhës Gjermane (minimumi niveli B1).

Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjedhet ajo më e lartë.

Afati i fundit për aplikim: 25 Korrik 2016.

Për t'u njohur me broshurën e programeve të studimit në fushën e Farmacisë të ofruara nga Universitetin e Saarland-it, lutemi të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.pharma.uni-saarland.de/Stundenplan.pdf

Periudha e shkëmbimit: Studentët e përzgjedhur do të fillojnë leksionet në Universitetin e Saarland-it në semestrin e parë të vitit akademik 2016-2017.

Aplikimi kryhet online në linkun e mëposhtëm: 
https://eu.jotform.com//?formID=61962012344348

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të kontaktoni me Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Ju urojmë suksese në aplikim!

 

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 15.07.2016


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×