Lajme te tjera

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë fton kërkuesit shkencor të interesuar, që të aplikojnë për grante kërkimore në kuadër të thirrjes për aplikime të Programit "TALENTS³ FELLOWSHIP PROGRAMME" të AREA Science Park, që është i financuar nga Rajoni Autonom i Friuli Venezia Giulia në Itali, përmes Fondit Social Evropian.
Afati i fundit për aplikim është më datë 21.09.2016, në orën 15:00 (sipas orës lokale italiane).
Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e internetit në linkun e mëposhtëm: http://cer.areasciencepark.it/en/talents3/
Ose të kontaktoni në emailin e mëposhtëm: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
TALENTS³ FELLOWSHIP PROGRAMME OPEN CALL: 7 NEW GRANTS TO BE ASSIGNED!
AREA Science Park, with the financial contribution of the Friuli Venezia Giulia Autonomous Region through the European Social Fund, has developed TALENTS³ Fellowship Programme within the long-term "TALENTS Strategy" for the internationalisation of the Friuli Venezia Giulia scientific system, pursued by AREA Science Park within the CER – Coordination Network of Research institutions of Friuli Venezia Giulia.
The 2nd phase of TALENTS³ Fellowship Programme offers:
Activity 1: 3 outgoing research grants to carry out projects at a foreign scientific institution or enterprise developing R&D activities, located in the territory of the EUSAIR (Slovenia*, Croatia, Bosnia and Herzegovina, Serbia, Montenegro, Albania, Greece) or the future EUSALP (Germany, France, Austria, Switzerland, Liechtenstein) macro-regional strategies, with mandatory return to Friuli Venezia Giulia region; the activity is addressed to researchers resident in the Friuli Venezia Giulia region.
Activity 2: 4 incoming research grants to carry out projects at one of the scientific institutions belonging to the CER – Coordination Network of Research institutions of Friuli Venezia Giulia or at one of the enterprises established in the regional territory and implementing R&D activities. The activity is addressed to researchers resident in the territories part of the EUSAIR (Slovenia, Croatia, Bosnia and Herzegovina, Serbia, Montenegro, Albania, Greece) and of the future EUSALP (Germany, France, Austria, Switzerland, Liechtenstein) macro-regional strategies.
*For the outgoing mobility scheme Slovenia is considered belonging to EUSAIR macroregion only.
Deadline for application is on the 21/09/2016 h 3.00 p.m. (Italian local time)!
Research projects will have to be developed as follows: start on April the 1st, 2017; end on September the 30th, 2018.
Candidates are free to choose a research topic within one of the following scientific areas:
1.Biotechnologies and Diagnostics
2. Material technologies, Mechanics, Physics and Chemistry
3. Ecology, Environment and Energy
4. Information Technology
5. Economic, Human and Social Sciences.
Moreover, research projects must be coherent with the following technological areas of the Smart Specialisation Strategy of Friuli Venezia Giulia:
1. Agri-food
2. Strategic production chains: industry engineering, home systems
3. Maritime technologies
4. Smart Health
5. Culture, creativity and tourism.
Beneficiaries
Beneficiaries of Activity 1 and Activity 2 shall be expert researchers, in possession of a PhD or at least of 3 years of full-time research activities after graduation (Master degree).
Regarding all the specific requirements for eligibility, please see TALENTS³ Call for Proposals and the Supplementary Document valid for the II Phase (year 2016) in the download section.
The selection procedure
The eligible proposals will be evaluated by a Scientific Selection Committee (SSC), that will include independent and expert professionals appointed by AREA Science Park, in possession of a high expertise in the scientific areas foreseen by the Project.
TALENTS³ selection procedure will follow the main principles adopted by the European Commission in the evaluation of the Marie Curie proposals and in line with the "European Charter for Researchers" and the "Code of Conduct for the Recruitment of Researchers". The evaluation criteria and the full procedure are described in details in the Call for Proposals.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 11.07.2016

Në kuadër të takimit të Ministrave të Platformës për Ballkanin Perëndimor për Edukimin dhe Trajnimin (WB PET), në datat 2-3 korrik 2015, në Vlorë ku është vendosur bashkëpunimi në fusha të ndryshme të arsimit, përfshirë iniciativën e përbashkët për ngritjen e network-ut rajonal të alumni-ve Erasmus Mundus në Ballkanin Perëndimor, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë fton studentët e regjistruar dhe studentët e diplomuar, që të plotësojnë një pyetësor elektronik të krijuar nga Komisioni Evropian, në linkun e mëposhtëm:
https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/WesternBalkanAlumni-Questionnaire-2016
Ju informojmë, gjithashtu, se afati i fundit i plotësimit është data 31 Korrik 2016.
Ju falënderojmë për kontributin tuaj në plotësimin e pyetësorit!
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 29.06.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka nderin dhe kënaqësinë të informojë se ditën e mërkurë, më datë 08 Qershor 2016, në Sallën e "Profesorëve" të Rektoratit, u zhvillua Ceremonia "50 vjet mjek – 1966-2016" me rastin e 50 vjetorit të të Diplomuarve të Parë të viteve 1961-1966 në Degët Mjekësi dhe Stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë. Kjo ceremoni është një vlerësim dhe nderim që Universiteti i Mjekësisë, Tiranë iu bën profesionistëve të parë të shëndetit, të përgatitur në auditorët e tij, në kuadër të kontributit të tyre të madh në Mjekësinë Shqiptare.
Në këtë ceremoni brezi i të diplomuarve të vitit 1966 u dekorua me Urdhrin "Naim Frashëri" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani me motivacionin: "Për kontributin e tyre pesëdhjetëvjeçar dhënë me ndërgjegje, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, në drejtim të përsosjes së shërbimit mjekësor në Shqipëri, duke realizuar shtrirjen e tij nëpër fshatra, si dhe duke u kushtuar përparësi profilaksisë dhe parandalimit të sëmundjeve". Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata shprehu falënderimet e sinqerta për punën dhe kontributin e tyre në zhvillimin e Mjekësisë Shqiptare. Ai vlerësoi, jo vetëm kontributin e tyre, por edhe angazhimin e plotë në shërbim të mjekësisë, pavarësisht vështirësive të kohës së tyre, për të shërbyer si mjekë dhe mentorë të denjë të mjekëve shqiptarë pasardhës. Ish-studentët e Fakultetit të Mjekësisë, mes tyre dhe mjaft personalitete të njohura të mjekësinë shqiptare, u mblodhën përsëri së bashku pas 50 vitesh për të kujtuar arritjet dhe punën e tyre të palodhshme shumëvjeçare në shërbim të shoqërisë shqiptare. Nga 253 studentë që filluan kursin në vitin 1961 në atë kohë, vetëm 147 arritën të diplomoheshin, të cilët më pas u bën mjekë ose pedagogë të njohur në fushat e mjekësisë.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 13.06.2016

Me hidhërim të thellë, njoftojmë se më datë 4 qershor 2016 u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare mjeku i shquar dhe drejtori historik i Spitalit Ushtarak Dr. Shk. Veli Toto. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Dr. Shk. Veli Toto dhe ndan me familjen Toto dhimbjen për humbjen e të dashurit të tyre.
Dr. Shk. Veli Toto ishte ish drejtori i Spitalit Ushtarak, në vitet 1972-1991, dhe kolonel në pension. Ai lindi më 21 prill 1929 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1955 përfundoi studimet e larta për mjekësi, duke u diplomuar "Mjek i Përgjithshëm" në Pragë të Republikës së Çekisë. Në vitin 1959-1960 u specializua për kirurg Urolog pranë një mjeku çek dhe më pas u specializua në Republikës Popullore të Kinës në vitin 1969. Ai ka punuar si mjek ushtarak ne Kavajë, Sazan dhe Tropojë.
Në vitet 1972-1991, ai ka kryer detyrën e drejtorit të Spitalit Ushtarak dhe që në këtë periudhë ka pasur emërtimin Instituti i Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU). Dr. Toto ka qenë kryetar i Këshillit Shkencor të IKMU, anëtar i Këshillit Shkencor te Fakultetit te Mjekësisë dhe kryeredaktor i "Buletinit të Mjekësisë Ushtarake". Në vitin 1980 mbrojti gradën shkencore "Doktor i Shkencave" dhe në vitin 1983 ai u vlerësua me titullin "Bashkëpunëtor i vjetër shkencor". Dr. Totot ka udhëhequr aktivitetet shkencore dhe mbrojtjen e disertacioneve të mjekëve të spitalit dhe gjithë punën shkencore të institucionit. Në periudhën e drejtimit të tij prej 19 vitesh, spitali ushtarak ka qenë institucion mjekësor prestigjioz i mirëfilltë ushtarak, duke ruajtur emrin dhe traditën e trashëguar.
Nën drejtimin e tij dhe pas vitit 1973 Spitali Ushtarak kishte shënuar arritje mjaft te mëdha. U rrit në shkallë të lartë puna kërkimore e shkencore në të gjithë sektorët, shumë mjekë u specializuan brenda dhe jashtë vendit dhe mjaft prej tyre ishin pedagogë të Fakultetit te Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Me këmbënguljen dhe iniciativën e tij u bë e mundur që me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 149, datë 14.09.1973, Spitali i Përgjithshëm Ushtarak u emërua Institut i Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU). Krijimi i këtij instituti ngriti në një nivel më të lartë emrin dhe prestigjin e spitalit ushtarak veçanërisht në drejtim të punës kërkimore, shkencore dhe eksperimentale, me metoda të reja diagnostikimi, mjekimi dhe bashkëpunimi të gjërë me të gjitha institucionet shkencore të vendit.
Me mjaft vlera janë shumë botime mjekësore shkencore të Dr. Veliut ku vlen të përmenden midis tyre monografia e vitit 1983 "Mbi diagnostikimin dhe mjekimin e fistulave urogenitale" dhe libri i fundit i tij "Historia e shërbimit shëndetësor shqiptar" i botuar në vitin 2005.
Dr. Veliu u nda nga jeta duke lënë një boshllëk të madh në familje, miqtë dhe shokët me te cilët punoi një jetë të tërë. Doktor Veliu i përket plejadës se shkëlqyer dhe traditës më të mirë të mjekëve ushtarakë të viteve 1960-1990 duke lënë një emër dhe kontribut të madh dhe të paharruar në mjekësinë ushtarake dhe Spitalin Ushtarak. Ai do mbahet mend si emblema e drejtuesve të Spitalit Ushtarak, institucionit më prestigjioz të mjekësisë ushtarake, por dhe mjekësisë shqiptare.
Gjatë gjithë periudhës së punës së tij dhe deri në fund të jetës, ai u shqua për një ndershmëri dhe korrektësi shembullore, familjar model, i thjeshtë, i dashur dhe njerëzor.
Dr.Veli Toto la një emër të madh dhe do të kujtohet me respekt në memorien e brezave të kuadrove të ushtrisë dhe të mjekësisë ushtarake për humanizmin dhe vlerat morale të larta që i bëjnë nder atij dhe familjes së nderuar dhe të respektuar.
I paharruar qoftë kujtimi i Tij.
Ngushëllime të sinqerta,
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 14.06.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Konferencën me titull: "Kundër Duhanit!", që organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik. Konferenca do të zhvillohet në Sallën "Blu" të Rektoratit, ditën e martë, më 31 Maj 2016, në orën 10:00 - 11:00.
Konferenca "Kundër Duhanit!" zhvillohet në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik në fushatën e ndërgjegjësimit mbi sëmundjet e lidhura me përdorimin e duhanit.
Ftohen të gjithë studentët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj konference informuese.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 30.05.2016
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×