Programet EU Erasmus+
Kodi PIC i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Komisionit Evropian për përfshirjen e Shqipërisë në Programin ERASMUS+, Programi i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë kërkuesit shkencor dhe pedagogët mbi mundësinë institucionale për aplikime në projekte që financohen nga ky program.
“Erasmus+” është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës, në një botë që ndryshon vazhdimisht. Ky program do të mbështesë financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Programi ofron mundësi për studentë, praktikantë, personel akademik dhe administrativ, vullnetarë, që të studiojnë një periudhë të caktuar jashtë shtetit me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësimi. Programi mbështet organizata e institucione të punojnë në partneritete ndërkombëtare për të shkëmbyer praktika të reja në fushën e arsimit, trajnimit dhe rinisë.
“Erasmus+” bashkon shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së, duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes. Prej “Erasmus+” priten të përfitojnë studentë, të rinj dhe vullnetarë, praktikantë, stafe akademike dhe mësimore, si dhe institucione ose organizata pjesëmarrëse.
“Erasmus+” do të financojë tre klasa kryesore projektesh:
1. Mobilitetet: shkëmbime studentësh, lektorësh, stafi akademik dhe administrativ.
2. Bashkëpunimin për inovacion dhe shkëmbimin e praktikave të mira: nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë të BE-së dhe jashtë saj, për të zhvilluar qasje të reja në mësimdhënie, harmonizimin e programeve, kualifikimin e vazhduar të stafeve, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë;
3. Mbështetje për reformat e politikave arsimore, nëpërmjet nismave të reja për zhvillimin e dialogut ndërmjet institucioneve publike, ofruesve dhe aktorëve në fushat e arsimit, trajnimit dhe rinisë.
Informocione mbi shpalljet për pjesëmarrje në projekte mund të konsultohen në linkun e mëposhtëm: http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding_en
Ju informojmë se Kodi institucional i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë është, si më poshtë:
The Participant IdentificationCode (PIC) of University of Medicine, Tirana: 940940353
Ky kod mund të përdoret për të gjitha aplikimet në programet e Bashkimit Evropian (si ERASMUS+ dhe Horizon 2020).
Për më tepër informacione rreth aplikimeve në projektet evropiane, ju ftojmë të informoheni në Zyrë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë ose të konsultoni websitin zyrtar të Zyrës Tempus Albania:http://www.erasmusplus.al.
Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë