Trajnime Multidisiplinare Mjekesore 2

KSUMT ne bashkepunim me Organizaten Brainstorm, Universitetin e Mjekesise, Tirane(UMT) dhe Universitetin Aldent organizon per te 2 vit radhazi , aktivitetin "TRAJNIME MULTIDISIPLINARE MJEKESORE 2" ne datat 11-14 Maj ne Korfuz, Greqi. Ky aktivitet mjaft i vecante do te perfshije 10 trajnime mjekesore te mirefillta nga profesore te nderuar te

Start

11 May, 2017 - 20:17

End

14 May, 2017 - 20:17

Address

Corfu, Greece   View map

KSUMT ne bashkepunim me Organizaten Brainstorm, Universitetin e Mjekesise, Tirane(UMT) dhe Universitetin Aldent organizon per te 2 vit radhazi , aktivitetin “TRAJNIME MULTIDISIPLINARE MJEKESORE 2” ne datat 11-14 Maj ne Korfuz, Greqi.
Ky aktivitet mjaft i vecante do te perfshije 10 trajnime mjekesore te mirefillta nga profesore te nderuar te Universitetit te Mjekesise Tirane.

Te gjitha temat do te trajtohen ne trajten e workshop-eve dhe diskutimeve interaktive mes lektoreve dhe studenteve pjesmarres. Do te krijohen 6 tavolina te rrumbullakta ku ne qender te gjithseciles do te jete 1 lektor i cili do te shpjegoje praktikisht temat e mesiperme dhe jo vetem, me qellim pervetesimin sa me mire prej studenteve. Me pas ne fund te cdo workshop studentet do te kene mundesi te levizin nga njera tavoline ne tjetren me qellim trajnimin e tyre ne te 6 fushat e perzgjedhura.

Ne kete aktivitet nuk do te mungojne argetimet, eventet sociale, bisedat tematike mes studenteve dhe momentet festive.

Gjate aktivitetit eshte planifikuar nje kohe e vecante per eksplorimin e qytetit te Igumenices, Parges dhe Korfuzit.

Po ashtu gjate kohes se lire studentet do te mund te shfrytezojne ambjentet e larmishme te resortit si kalceto, banjo turke, sauna, palester, lojra ping pong, bilardo etj.
Hoteli ofron gjithashtu mundesine per plazh dhe aktivitete nga me te ndryshme pasi eshte nje resort i mirefillte turizmi.

Ne fund te aktivitetit do te shperndahen dhe certifikatat e pjesmarrjes.
Kostoja eshte 85 euro dhe brenda saj perfshihet:
-Transporti
-Akomodimi ne resort me 4 yje gjate 3 diteve.
– 3 vaktet ditore te ushqimit
-Asetet e konferences
-Salla e Konferences
-Taksat lokale
-Aksesi ne vendet qe do te vizitohen
-Shpenzimet e shfrytezimit te mjediseve te vecanta te hotelit

Numri i personave qe do te perzgjidhen eshte i limituar ndaj aplikantet ne fazen e pare aplikojne me te dhenat personale dhe nje leter motivimi ndersa ne fazen e dyte duhet te dorezojne CV e tyre.

Per regjistrime APLIKONI:

https://form.jotformeu.com/71135626853357

Afati i fundit i regjistrimit 5 Maj 2017!
Per info kontaktoni ne 069 29 32 910.

Ju mirepresim!

MORE DETAIL

Phone

+35569 29 32 910