Pranimet dhe Regjistrimet
Sekretaria Mësimore është organi përgjegjes që administron të gjitha proçedurat që kanë të bëjnë me aplikimet, regjistrimet dhe informimet mësimore në Fakultetin përkatës. Konkretisht Sekretaritë organizojnë proçesin e regjistrimit të kandidatëve në programet e studimit ku ata janë shpallur fitues; pajis studentët me numër amze, numër matrikulle, si dhe regjistron të dhënat personale dhe notat e studentëve, gjatë proçesit mësimor. Sekretaritë Mësimore kujdesen për përgatijen dhe lëshimin e diplomave, suplementit të diplomave, programeve të studimit (sylabuset) dhe çertifikatës së notave (transkriptit). Programi i studimit përshkruan, jo vetëm notat e kurseve dhe provimeve të diplomimit, kreditet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan, por edhe informacione të tjera në lidhje me sistemin universitar në vend, llojin diplomës, sistemin e vlerësimit dhe proçesin e kontrollit të dijes. Sikurse çertifikata e notave, edhe programi i studimit është e mundësohet në gjuhen angleze për të lehtësuar lexueshmërinë e saj jashtë vendit. Gjithashtu, Sekretaria Mësimore lëshonë çertifikata regjistrimi dhe çertifikata notash gjatë viteve akademike dhe në përfundim të ciklit të studimit. Çdo informacion dhe shërbim që i ofrohet studentit nga Sekretaria Mësimore përkatëse është personale për studenti nga këto shërbime dhe informacione, në sajë të zhvillimit dhe programeve të ndryshme të studimit për çdo student dhe njëkohësisht privacisë së karrierës akademike të përfituar.