Pranimet-dhe-Regjistrimet

Pranimet dhe Regjistrimet

Programet e studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë organizohen në tre cikle të njëpasnjëshëm:

Cikli i parë (Bachelor)

Cikli i dytë (Programe të integruara të ciklit të dytë, Master Profesional dhe Master i Shkencave)

Cikli i tretë (Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë dhe Doktorata)

 

Për tu njohur me programet e studimit të të gjitha cikleve, ndiqni link-et përkatëse sipas fakulteteve:

Fakulteti i Mjekësisë: http://umed.edu.al/university-event/fakultetet/fakulteti-i-mjekesise/programet-e-studimit/

Fakulteti i Mjekësisë Dentare: http://umed.edu.al/university-event/fakultetet/fakulteti-i-mjekesise-dentare/programet-e-studimit/

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike: http://umed.edu.al/university-event/fakultetet/fakulteti-i-shkencave-mjekesore-teknike/programet-e-studimit-2/#1493294453432-2f77ab30-e03b

Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruarat ë ciklit të dytë, është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriteret, kuotat dhe tarifat e shkollimit miratohen nga Senati Akademik dhe bëhen publike, për çdo vit akademik. Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë, ciklit të dytë dhe programet e integruara të ciklit të dytë, zbatohen udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

Për t’u njohur me kriteret e pranimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2019-2020, ndiqni link-un:

http://umed.edu.al/publikohen-kriteret-e-pranimit-ne-universitetin-e-mjekesise-tirane-per-vitin-akademik-2019-2020/

 

Programet e dyta të studimit

Personat që kanë përfunduar një program të plotë studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve.

Kuotat e pranimit dhe tarifa e shkollimit për programet e dyta të studimit përcaktohen me vendim të KM. Kritere specifike për t’u pranuar në një program të dytë studimi përcaktohen në rregulloret e fakulteteve

 

Transferimet e studimeve

UMT ofron mundësi për transferime të studentëve në vite të ndërmjetme midis programeve të njëjta të të njëjtit cikël nga institucione të ndryshëm të arsimit të lartë. Si rregull, transferimet bëhen në vite të ndërmjetme dhe pranohen kandidatët me rezultatet më të larta. Kreditet minimale të domosdoshme për transferimin e studimeve janë 30. Vendimi për transferim bëhet në fund të vitit akademik për t’u realizuar në fillim të vitit akademik pasardhës. Procedurat transferuese përfundojnë në fillim të vitit akademik.

http://umed.edu.al/publikohen-kriteret-e-pranimit-ne-universitetin-e-mjekesise-tirane-per-vitin-akademik-2022-2023/