Takim i dekanatit të fakultetit të mjekësisë dentare me përfaqësuesit e Klinikës Universitare ‘Charite’ Berlin
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, informon se nё vijim tё iniciativёs sё Deputetes sё Bundestagut, Zonjёs Iris Eberl, pёrfaqёsuese e CSU nё Parlamentin Gjerman, nё datat 12-14 mars 2017, u zhvilluan takime dhe biseda ndёrmjet pёrfaqёsuesve tё Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, tё pёrfaqёsuar nga Dekania, Prof. As. Edit Xhajanka, dhe Prof. As. Merita Bardhoshi, Znj. Iris Eberl dhe Drejtorit tё Qendrёs Universitare “Charite’ Berlin”, Prof. Florian Beuer.
Nё qendёr tё bisedimeve ishte tematika e bashkёpunimit ndёrmjet Klinikёs Universitare “Charite’ Berlin”, Klinikё Universitare e njohur nё Protetikёn Dentare nё Gjermani, dhe Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, Tiranё. Bashkёpunimi do tё shtrihet nё fushёn akademike, me shkёmbim tё lektorёve, veçanёrisht me pёrcjelljen e pёrvojёs sё shquar tё akademikёve gjermanё, nё shkёmbim tё studentёve ndёrmjet dy Institucioneve Universitare, si dhe nё drejtim tё thellimit tё kёrkimit shkencor, nёpёrmjet zhvillimit tё work-shopeve dhe Konferencave tё ndryshme shkencore. Gjithashtu, pritet miratimi nga GIZ, Ministria Federale Gjermane, i njё projekti tё pёrbashkёt dy vjeçar ndёrmjet dy Institucioneve, kryesisht nё specialitetin e Protetikёs Dentare. Nё mbёshtetje tё kёtij bashkёpunimi do tё jetё edhe Ambasada Shqiptare nё Gjermani.
Pikёnisje e materializimit tё kёtij bashkёpunimi do tё jetё Konferenca e Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, e organizuar nё kuadrin e Konferencёs sё UMT, nё datat 21-23 prill 2017. Nё kёtё Konferencё do tё kemi privilegjin e madh tё kemi midis nesh Deputeten e shquar, Znj. Iris Eberl, si dhe profesorё tё shquar dhe pёrfaqёsues tё Qendrёs Universitare “Charite’ Berlin”, si Prof. Florian Beuer, Prof. Peter Pospiech, Dr. Philipp Eberl, etj, tё cilёt janё njёkohёsisht edhe lektorё nё kёtё Konferencё.
Gjatё ditёve tё qёndrimit nё Tiranё, janё parashikuar takime tё Deputetes gjermane Eberl dhe tё profesorёve tё nderuar gjermanё me personalitete zyrtare dhe Ministra tё Qeverisё Shqiptare, me Rektorin e Universitetit Mjekёsor tё Tiranёs, Prof. Arben Gjata, pёr tё thelluar dhe pёr tё vazhduar mё tej bashkёpunimin e nisur.
Nё emёr tё Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, Dekanati shpreh mirёnjohjen e thellё dhe njё falenderim tё veçantё pёr Zonjёn Iris Eberl, pёr Prof. Florian Beuer dhe stafin e tij tё mrekullueshёm si dhe pёr Ambasadorin e Shqipёrisё nё Gjermani, zotin Artur Kuko.