MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “KADRI ZEKA”, GJILAN

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “KADRI ZEKA”, GJILAN

Në datën 12.01.2018 në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të Universitetit “Kadri Zeka”, Gjilan dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Të pranishëm në këtë takim ishin Rektorët e dy Universiteteve dhe autoritete drejtuese të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Synimi i këtij takimi ishte marrëveshja midis dy Universiteteve dhe nënshkrimi i saj.

Përfaqësuesit e Universiteteve përkatës diskutuan mbi shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor. Shkëmbimi i stafit akademik dhe i studentëve u nënvizua si faktor tejet i rëndësishëm.

Në fund të takimit Rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata dhe Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi nënshkruan marrëveshjen e përbashkët të bashkëpunimit.