Mundësi për Pjesëmarrje në Konkursin: Thirrje për Videon më të Mirë me Temë “Unë i Them jo Korrupsionit” nga Osbe
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin: Thirrje për videon më të mirë me temë “Unë i Them Jo Korrupsionit”, që organizohet nga OSBE. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit fton të rinjtë e interesuar nga universitetet dhe shkollat e mesme të gjithë Shqipërisë tu japin zë mendimeve të tyre përmes videosh ku i thonë JO korrupsionit në Shqipëri. Ky konkurs klipesh që do të mbahet midis të rinjve nga universitetet dhe shkollat e mesme zhvillohet në kontekstin e veprimtarive të organizuara nën projektin e zbatuar nga Prezenca me titull “Mbështetje masave kundër korrupsionit në Shqipëri”, me mbështetjen e Qeverisë
Tema e Konkursit: “Të Rinjtë i Thonë Jo Korrupsionit”
Klipi duhet të përqendrohet, reflektojë dhe shpjegojë aspektet e mëposhtme të temës, a keni pyetur ndonjëherë:
• A janë të ndërgjegjësuar bashkë qytetarët për mekanizmat e luftës kundër korrupsionit?
• Si dhe a mund ta raportojmë korrupsionin?
• Çfarë ndikimi ka korrupsioni në jetën tënde të përditshme, apo atë të shokve e të afërmve të tu?
• Cilat janë pasojat e korrupsionit për vendin tënd?
• Si do të ishte Shqipëria një vend më i mirë dhe pa korrupsion?
Çmime do të jepen për konkurruesin më të mirë:
-
- Vendi i parë për kategorinë e universiteteve vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
- Vendi i parë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
- Vendi i dytë për kategorinë e universiteve vlerësohet me 1 Laptop
- Vendi i dytë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Laptop
Klipet dorëzohen në adresën geed-al@osce.org dhe afati i fundit i dorëzimit është data 25 Mars 2017.
Për më shumë detaje rreth këtij konkursi, si dhe specifikave të nevojshme për klipet që duhen dorëzuar, ju lutem referojuni dokumentit bashkengjitur në linkun e mëposhtëm:
http://view.publitas.com/30509/260006/pdfs/9ab9c6fef0a66f42c3167cb1a424b5bbfbfe2991.pdf