NJOFTIM MBI MUNDËSINË E  APLIKIMIT NË PROGRAMIN ERAWEB

NJOFTIM MBI MUNDËSINË E APLIKIMIT NË PROGRAMIN ERAWEB

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe stafin akademik mbi mundësinë e aplikimit në Programin e Shkëmbimit “Erasmus Mundus – Western Balkans (ERAWEB)” që koordinohet nga Universiteti Erasmus i Roterdamit, Hollandë. ERAWEB është një mundësi unike për studentët dhe stafin akademik të interesuar për të kryer një periudhë studimore ose hulumtimi shkencor në fushat e mjekësisë dhe shkencat e shëndetit

ERAWEB është një program shkëmbimi (Joint Mobility Program) në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian “Erasmus Mundus” që ofron bursa studimi për shkëmbime nga gjashtë Universitete të Bashkimit Evropian dhe tetë Universitete të Ballkanit Perëndimor dhe ka për qëllim promovimin e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik ndërmjet shteteve të Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është një Universitet Partner në këtë program dhe për të aplikohet kategoria Target Group 1. Përmes ERAWEB, studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të ketë mundësinë për të studiuar dhe për të kryer kërkime shkencore në një ndër gjashtë Universitetet e Bashkimit Evropian. Shkëmbimet janë të ndara në pesë cikle të ndryshme aplikimi: Bachelor, Master, Doktoratë, Post-Doktoratë dhe Staf Akademik. 

UNIVERSITET E BASHKIMIT EVROPIAN KU MUND TË APLIKONI: 

    • Erasmus University Medical Center Rotterdam – Hollandë (Universtet Koordinator)
    • Ludwig-Maximilians-Universität München – Gjermani
    • Università Cattolica del Sacro Cuore – Itali
    • University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology – Austri
    • University of Leuven – Belgjikë
    • University of Torino – Itali

PJESËMARRJA:

    • Target Group 1: Studentët të cilët janë të regjistruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në kuadër të partneritetit në kohën e paraqitjes së kërkesës e tyre për shkëmbim studentor. Studentët duhet të kenë përfunduar me sukses së paku një vit të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
    • Target Group 2: Studentët të cilët janë shtetas Shqiptar dhe janë të regjistruar në një Universitet në Shqipëri (që nuk është pjesë e Partneritetit) ose studentët të cilët kanë marrë një diplomë universitare ose ekuivalente nga një Universitet në Shqipëri.
    • Target Group 3: Studentët, të cilët janë shtetas të Ballkanit Perëndimor dhe janë të regjistruar në një nga Universitetet në Shqipëri, duke marrë parasysh nënshtetësinë e tyre, të cilët janë në situata veçanërisht të cenueshme, për arsye sociale dhe politike. Për shembull:
      1. që kanë statusin e refugjatit apo përfituesve të azilit (sipas dispozitave ndërkombëtare ose sipas legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve pritëse evropiane) ose
      2. që mund të provohet se ata kanë qenë objekt i dëbimit të pajustifikuar nga Universiteti mbi baza raciale, etnike, fetare, politike, gjinore apo prirje seksuale ose
      3. që i përkasin një popullsie të parashikuar nga një politikë e veçantë kombëtare ose sipas PZHBV (IDP) (Personat e Zhvendosur Brenda Vendit). 
        Specifikim i TG3 për Shqipërinë:
        http://erasmus-westernbalkans.eu/files/2012/07/Specification-Target-Group-3-Albania.pdf

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për aplikim është data 20 Mars 2016, ora 24:00.

MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi kryhet online në faqen web: http://erasmus-westernbalkans.eu/online-application-2/

KRITERET E APLIKIMIT:

CIKLI I STUDIMIT BACHELOR

Kohëzgjatja: 4-6 muaj deri në 10 muaj.
Bursat universitare janë për:
– Studentët në Target Group 1 dhe 3 (studentët e Target Group 2 nuk kanë të drejtë të aplikojnë në Nivelin Bachelor);
– Studentët gjatë viteve të tyre të fundit të programit universitar;
– Trajnim kërkimor teorik dhe praktikë për studentët e Ballkanit Perëndimor.
Studentët e Mjekësisë do të konsiderohen si studentë Bachelor.

CIKLI I STUDIMIT MASTER
Kohëzgjatja: 4-6 muaj deri në 11 muaj.
Bursat universitare janë për:
– Fazat e trajnimit praktik kërkimor;
– Trajnim hulumtimi teorik dhe praktik;

Njoftohen studentët që aplikojnë për një bursë në Ciklin e Studimit Master mund të aplikohet vetëm për një periudhë maksimale 11 muaj që të përfundojë brenda datës 14 Korrik 2017.

CIKLI I STUDIMIT DOKTORATË (PhD):

Kohëzgjatja: 4-6 muaj deri në 11 muaj.
Bursat universitare janë për:
– Projekte kërkimore Doktoratë PhD;
– Faza e trajnimit praktik kërkimor për studentët të Ballkanit Perëndimor.

Njoftohen studentët që aplikojnë për një bursë në Ciklin e Studmit Doktoratë PhD mund të aplikohet vetëm për një periudhë maksimale 11 muaj që të përfundojë brenda datës 14 Korrik 2017. Në këtë aplikim nuk është e mundur për të bërë një program të plotë Doktoral PhD, prandaj preferenca do të jepet për studentët të cilët janë të regjistruar në një program Doktoral PhD.

CIKLI I STUDIMIT POST-DOKTORATË (Post-Doc):
Kohëzgjatja: 4-6 muaj deri në 10 muaj.
Bursat universitare janë për:
– Faza e trajnimit praktik kërkimor për studentët të Ballkanit Perëndimor.

Personeli akademik ose administrativ:
Kohëzgjatja: 1 muaj deri në 3 muaj.
Bursat e stafit janë të dizajnuara për:
– Stafin mësimor;
– Menaxhuesit e Fakultetit;
– Stafin përgjegjës për ngritjen dhe konsolidimi e bashkëpunimit kërkimor dhe kryerjen e kërkime jashtë vendit;
– Stafin përgjegjës për forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kërkesat specifike:
– Personeli duhet të jetë i punësuar ose i strukturuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë ose në një universitet të Shqipërisë.

FINANCIMI ME BURSË SHKËMBIMI

Aplikantët e përzgjedhur nga ERAWEB përfitojnë një bursë, e cila do të mbulojë një jetesën mujore, shpenzimet e udhëtimit, sigurimin e studnetit dhe tarifën shkollore të universitetit pritës. Aplikantët nuk mund të përfitojnë nga më shumë se një bursë shkëmbimi në kuadër të Programit ERAWEB II.

BURSA E SHKËMBIMIT

Bursat mujore për aplikantët e përzgjedhur:
• Bachelor: 1.000 €
• Master: 1.000 €
• Doktoratë PhD: 1.500 €
• Post-doc: 1.800 €
• Stafit akademik: 2.500 €

KUOTAT E SHKËMBIMIT TË PARASHIKUARA MIDIS UNIVERSITETEVE 

Bachelor 23

Master

15
PhD 5
Post-Doc 1

Academic Staff

1

DOKUMENTAT PËR APLIKIM

    1. Letër motivimi;
    2. Kurrikulum;
    3. Propozim për kërkim shkencor nëse aryeja e aplikimit është trajnimi shkencor (Deri në 4 Faqe).
    4. Certifikatë e Gjuhës Angleze sipas Rregullores;
    5. Certifikatë e një Gjuhe tjetër;
    6. Certifikatë e Notave e përkhyer në gjuhën angleze;
    7. Vërtetim studenti;
    8. Letër e Lejës për aplikim nga Koordinatorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Anyla Bulo (Vetëm për TG1);
    9. Dy letra rekomandimi;
    10. Fotokopje e pasaportës;
    11. Për TG3 vërtetim që vërteton gjendjen e veçantë sipas specifikimeve TG3.

NIVELI I KËRKUAR I GJUHËS NË UNIVERSITETIN PRITËS

Bachelor Minimumi B1
Master Minimumi B2
Doktoratë, Post-Doc, Academic Staff Minimumi B2 (Anglisht, preferohet niveli C1)

Për informacione mbi Universitetet Partnere, pjesëmarrjen dhe aplikimin në Programin ERAWEB, lutemi të informoheni më hollësisht pranë Zyrës së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Gjithashtu, mund të konsultoni websitin zyrtar të ERAWEB në linkun e mëposhtëm: 

Si dhe të konsultoni Rregulloren e Programit ERAWEB:

 

             REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 18.01.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *