NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË AKTIVITETIN SPORTIV 1-5 SHKURT 2016
Informohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se duke filluar nga dita e Hënë, 1 Shkurt 2016, deri në ditën e Premte, 5 Shkurt 2016, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizon Aktivitetin Sportiv “Jo Vetëm Studentë Por Edhe Sportistë“. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë gjithë javës, nga ora 15:00 deri në orën 20:00, në ambjentet e Palestrës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Aktiviteti Sportiv mbledh skuadra studentore nga të gjitha Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Në këtë aktivitet sportiv do të organizohen kampionati i basketbollit dhe i volejbollit dhe skuadrat do të jenë të përbëra nga vajza dhe djem (miks). Aktiviteti Sportiv “Jo Vetëm Studentë Por Edhe Sportistë“ është pjesë e aktiviteteve të përvitshme sportive, të cilat organizohen nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Ftohen të marrin pjesë në këtë aktivitet studentët e pesë Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë promovon pjesëmarrjen e gjërë në jetën kulturore, sociale, argëtuese dhe sportive të studentëve të tij dhe i inkurajon ata që të angazhohen në aktiviteteve fizike dhe sportive, të cilat ndihmojnë për një jetë të shëndetshme.
Për informacione mbi aktivitetin, ju lutemi të kontaktoni në numrin e mëposhtëm: 0692973020.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 18.01.2016