ANËTARËT E KOMISIONIT INSTITUCIONAL ZGJEDHOR (KIZ) TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Në bazë të Nenit 36, pika 7 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 15.03.2016 “Fillimin e procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Nenit 6, pika 1, e Rregullores së Zgjedhjeve të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me Nr. 2459/1 Prot., datë 15.03.2015 “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe sipas rendit të ditës të Senatit Akademik, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë zgjodhi anëtarët e Komisionit Institucional Zgjedhor (KIZ) të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
Nga Personeli Akademik:
- Albana FICO (FAKULTETI I MJEKËSISË)
- Irena KORITA (FAKULTETI I MJEKËSISË)
- Leart BERDICA (FAKULTETI I MJEKËSISË)
- Enkeleda SINAJ (FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE)
- Alketa QOSJA (FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE)
- Gerta KAÇANI (FAKULTETI I MJEKËSISË DENTARE)
Nga Studentët:
- Matina Çobo (FAKULTETI I MJEKËSISË)
Sekretar i Komisionit Institucional Zgjedhor (KIZ) të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë:
- Artur XHUMARI (FAKULTETI I MJEKËSISË)
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 23.03.2016