Mundesi punesimi
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTARTIV “KANCELAR” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) personel administrativ me kohë të plotë, Pozicioni i punës “Kancelar”, në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:
Kandidati për vendin e punës “Kancelar në Fakultetin e Mjekësisë“, duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Ekonomi ose Drejtësi
- Të ketë së paku 5 vjet eksperiencë pune
- Të njohë kuadrin rregullues dhe praktik të administrimit ekonomik dhe financiar të institucioneve të arsimit të lartë
- Preferohet që kandidati për kancelar të ketë kryer studime pasuniversitare në drejtimet ekonomik ose juridik
- Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
- Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese dhe raportuese
- Të ketë aftësi të mira organizuese, komunikuese dhe të punës në grup
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Kopje të dokumentave që vërtetojnë studimet (postmaster, doktorature, etj) (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Fotokopje të noteruar të një dokumenti identifikimi
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Kandidatët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave nga organi kompetent.
Dokumentat pranohen vetëm në gjuhën shqipe.
KONKURIMI:
Pas verifikimit paraprak të dokumentave, brenda 4 (katër) ditësh në Zyrat e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë do shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin në Këshillin e Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Dokumentat pranohen nga data 17.11.2014 – 01.12.2014
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
Publikuar më 17.11.2014
REKTORATI
NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI TË APLIKIMIT PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTARTIV “SPECIALIST FINANCE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall shtyrje afati në konkursin për 1 (një) personel administrativ me kohë të plotë, Pozicioni i punës “Specialist Finance”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
1. Specialist Finance në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike
Kandidati për vendin e punës “Specialist Finance” duhet të plotësojë këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar studimet e larta, profili Financë
- Të ketë notë mesatare universitare mbi 8
- Të ketë njohuri të programeve të mbajtjes së kontabilitetit, kryesisht të “Alpha Business” ose “Financa 5”
- Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj, preferohet gjuha angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Specialist Finance” preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar studimet Master Shkencor, profili financë
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në profilin financë
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
-
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit, dëshmi të kualifikimit që mund të ketë në programet financiare (“Alpha Business” ose “Financa 5”) dhe çdo çertifikatë tjetër
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar)
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentat do të pranohen nga data 17.11.2014 – 21.11.2014
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
Publikuar më 17.11.2014
REKTORATI
NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE PER PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATE TE PERKOHESHME NE FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKESORE TEKNIKE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkurset për personel akademik me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në lëndët me karakter jo mjekësor dhe mjekësor në profilet dhe kuotat, si më poshtë:
Departamenti i Lëndëve Paraklinike:
1. Sociologji: 4 (katër) pedagogë
2. Psikologji (përfshi psikologji e përgjithëshme,
klinike, zhvillimi): 5 (pesë) pedagogë
3. Gjuhë Latine: 3 (tre) pedagogë
4. Gjuhë Frënge: 1 (një) pedagog
5. Gjuhë angleze: 20 (njëzet) pedagogë
6. Gjuhë shqipe: 2 (dy) pedagogë
7. Kimi inorganike: 1 (një) pedagog
8. Kimi organike: 1 (një) pedagog
9. Matematike: 1 (një) pedagog
10. Legjislacion: 4 (kater) pedagogë
11. Shkrim Akademik: 2 (dy) pedagogë
12. Teori komunikimi: 4 (katër) pedagogë
13. Pedagogji: 2 (dy) pedagogë
14. Biologji: 5 (pesë) pedagogë
15. Fizikë: 4 (katër) pedagogë
16. Informatikë: 4 (katër) pedagogë
17. Gjuhë italiane: 4 (katër) pedagogë
Departamenti i Lëndëve Klinike:
1. Obstetri – Gjinekologji: 7 (shtatë) pedagogë
2. Kirurgji: 4 (katër) pedagogë
3. Psikiatri: 3 (tre) pedagogë
4. Pediatri: 3 (tre) pedagogë
5. Neurologji: 2 (dy) pedagogë
6. Ortopedi – Traumatologji: 3 (tre) pedagogë
7. Onkologji: 2 (dy) pedagog
8. Urgjenca Mjekësore: 1 (një) pedagog
9. ORL: 2 (dy) pedagogë
10. Okulistikë: 1 ( një) pedagog
11. Anestezi – Reanimacion: 1 (një) pedagog
12. Sëmundje të brendshme: 2 (dy) pedagogë
Departamenti i Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor:
1. Mjek Imazherist: 14 (katërmbëdhjetë) pedagogë
2. Mjek Laboratori: 5 (pesë) pedagogë
3. Mjek Pediatër: 4 (katër) pedagogë
4. Mjek Ortoped Fizioterapi
sportive: 1 (një) pedagog
5. Mjek Psikiatër: 2 (dy) pedagoge
6. Mjek anatomopatollog, ligjor: 5 (pesë) pedagogë
7. Fizioterapist: 4 (katër) pedagogë
8. Logopedist: 5 (pesë) pedagogë
9. Mjekësi ORL: 1 (një) pedagog
Departamenti i Infermieristikës së Përgjithshme:
1. Infermier i përgjithshëm: 10 (dhjetë) pedagogë
Departamenti i Infermieristikës Kirurgji, Infermieristikës Obstetrik –Gjinekologji dhe Rehabilitim, Fizioterapi:
1. Mami: 3 (tre) pedagogë
2. Infermier i përgjithshëm: 4 (katër) pedagogë
3. Fizioterapi: 5 (pesë) pedagogë
Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kontratë pune të përkohshme
1. Të jetë diplomuar në Master Shkencor në degën përkatëse në Universitetet publike brenda vendit ose Universitete Perëndimore (me diploma të ekuivalentuara).
2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8.
3. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 ( pesë) vite në specialitetin përkatës ( për lëndët klinike).
4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj.
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kritere preferenciale
1. Të jetë i diplomuar në Universitetet Perëndimore në bachelor dhe/ose Master Shkencor dhe/ose Doktoraturë në fushën përkatëse.
2. Preferohen kandidatë që kanë gradë apo titull shkencor të fituar në universitetet publike ose universitete të njohura jashtë vendit.
3. Të ketë eksperiencë pune.
4. Preferohet të ketë eksperiencë pedagogjike të mësimdhënies në fushën përkatëse.
5. Preferohet të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesmarrje në kërkim shkencor në fushën përkatëse.
6. Preferohet të ketë mbrojtur gjuhën angleze. Bashkëngjitur dëshminë.
Aplikantët që konkurojnë në profilet Mjek imazherist, Mjek Laboratori dhe Fizioterapist preferohen të ushtrojnë profesionin respektivisht në kabinet imazherie, laborator, kabinet fizioterapie, ( mundësisht QSUT).
Dokumentat që do të dorëzohen nga personeli akademik me kontratë të përkohshme janë:
1. Kërkesë me shkrim drejtuar Departamentit përkatës.
2. Curriculum Vitae.
3. Dokument identifikimi.
4. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar).Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
5. Diplomë e specializimit dhe lista e notave (fotokopje të noterizuara).
6. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve(fotokopje të noterizuara). Për diplomat Master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
7. Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare, workshope, të publikimeve në revista shkencore etj… (fotokopje të noterizuar).
8. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një professor i fakultetit që është diplomuar.
9. Dëshmi penaliteti.
10. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje të noterizuar).
11. Kopje të noterizuar të librezës së punës.
12. Vërtetim page me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qëndra e punës.
Dokumentat do të dorëzohen pranë departamenteve të FSHMT-së.
Afati i dorëzimit të dokumentave është deri në datën 08.10.2014.
Publikuar më 06.10.2014
REKTORATI
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE PER PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATE TE PERKOHESHME NE FAKULTETIN E MJEKESISE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 2 (dy) vende të punës për personel administrativ me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Mjekësisë: 1 (Një) vend pune “Laborant në Shërbimin e Pneumonologjisë” dhe 1 (Një) vend pune “Laborant në Shërbimin e Ortopedisë”.
1. Kandidatët për vendin e punës “Laborant në Shërbimin e Pneumonologjisë” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese
- Preferohet të ketë eksperiencë pune
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
2. Kandidatët për vendin e punës “Laborant në Shërbimin e Ortopedisë” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese
- Preferohet të ketë eksperiencë pune
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 15.09.2014 – 19.09.2014
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën: erisa.luzi@umed.edu.al
Publikuar më 15.09.2014
REKTORATI
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE PER PUNONJES ADMINISTRATIV ME KONTRATE TE PERKOHESHME NE REKTORATIN E UNIVERSITETIT TE MJEKESISE, TIRANE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ me kontratë të përkohëshme në Rektoratin: 1 (Një) vend pune “Punonjës Biblioteke”.
Kandidatët për vendin e punës me kontratë pune të përkohëshme të profilit “Punonjës Biblioteke” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Preferohet të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office
- Të zotërojë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 30.06.2014 – 04.07.2014
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën: erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
NJOFTIME PER VENDE TE LIRA PUNE PER PUNONJES JO MESIMOR ME KONTRATE PUNE TE PERKOHESHME NE FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKESORE TEKNIKE
I. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për punonjës jomësimor me kontratë pune të përkohëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike për: 1 (Një) vend pune “Punëtor mirëmbajtje”, 1 (Një) vend pune “Punonjës Biblioteke” dhe 5 (Pesë) vende pune “Punonjëse pastrimi” .
I. Kandidatët për vendin e punës me kontratë pune të përkohëshme të profilit “Punëtor mirëmbajtje” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar të paktën arsmin e mesëm;
- Të ketë përvojë pune;
- Të ketë aftësitë të mira komunikuese.
II. Kandidatët për vendet e punës “Punonjës Biblioteke”” duhet të plotësojnë këto kritere:
-
- Të ketë mbaruar të paktën arsimin e mesëm
- Të ketë dëshmi për kualifikimin profesional për punën në bibliotekë
- Të ketë përvojë pune
- Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuteriT
- Të ketë aftësi të mira komunikuese .
III. Kandidatët për vendet e punës “Sanitar” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë mbaruar të paktën arsimin e detyruar
- Të ketë përvojë pune
- Të ketë aftësi të mira komunikuese .
Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum Vitae
- Dëftesë e shkollës 8 – vjeçare ose të shkollës së mesme
- Dëshmi kualifikimi
- Vlerësime të punës
- Dëshmi penaliteti
- Raport mjekësor
Dokumentat dorëzohen pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 19.05.2014 – 23.05.2014.
REKTORATI
NJOFTIME PER VENDE TE LIRA PUNE PER PUNONJES JO MESIMOR ME KONTRATE PUNE TE PERKOHESHME NE FAKULTETIN E MJEKESISE, SHERBIMET E KARDIOLOGJISE, PSIKIATRISE DHE GASTROHEPATOLOGJISE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për punonjës jomësimor me kontratë pune të përkohëshme në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Shërbimeve të Kardiologjisë, Psikiatrisë dhe Gastrohepatologjisë për: 3 (Tre) vende pune “Laborant” dhe 5 (Pesë) vende pune “Sanitar“.
I. Kandidatët për vendin e punës me kontratë pune të përkohëshme të profilit “Laborant” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Preferohet të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;
- Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuterit;
- Të ketë aftësitë të mira komunikuese dhe të dijë të punojë në grup;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
II. Kandidatët për vendin e punës me kontratë pune të përkohëshme të profilit “Sanitar” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë të paktën arsimin 8 vjecar;
- Të ketë përvoje pune në administratë publike;
- Të ketë aftësitë të mira komunikuese;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dokumentat, si më poshtë:
-
- Kërkesë me shkrim;
- CV;
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara);
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit;
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë;
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore;
- Raport mjekësor për aftësitë në punë;
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 16.05.2014 – 23.05.2014
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.
REKTORATI
NJOFTIME PER VENDE TE LIRA PUNE PER PUNONJES JO MESIMOR ME KONTRATE PUNE TE PERKOHESHME NE FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKESORE TEKNIKE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për punonjës jomësimor me kontratë pune të përkohëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike për: 1 (Një) vend pune “Specialist arkive /Asistent protokolli”.
Kandidatët për vendin e punës me kontratë pune të përkohëshme të profilit “Specialist arkive /Asistent protokolli” duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
2. Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuterit (excel, word, etj);
3. Preferohet të ketë përvojë pune në fushën perkatese;
4. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të dijë të punojë në grup;
5. Preferohet të njohë një gjuhë të huaj perëndimore;
6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
II. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për punonjës jomësimor me kontratë pune të përkohshëme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike për: 6 ( gjashtë) vende pune “Laborant ”.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin mjekësor (FSHMT ose FM);
2. Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuterit (excel, word, etj);
3. Preferohet të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;
4. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të dijë të punojë në grup;
5. Preferohet të njohë një gjuhë të huaj perëndimore;
6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
III. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për punonjës jomësimor me kontratë pune të përkohëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike për: 1 (një) vende pune punonjës ndihmës mësimor “Laborant”.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë këto kritere :
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë ( Anglisht,Mjekësi, Inxhinieri mjekësore)
2. Të njohë dhe të përdorë gjuhën angleze dhe greke për terminologjinë specializuar mjekësore
3. Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuterit
4. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të dijë të punojë në grup.
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët konkurentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
1. Kërkesë me shkrim.
2. CV
3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruar).
4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit.
5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj ( të noteruar)
6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo të çdo çertificate
apo dëshmie kualifikimi që mund të ketë ( të noteruar)
7. Dëshmi penaliteti
8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve
shoqërore.
9. Raport mjekësor për aftësinë në punë.
Dokumentat dorëzohen pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universietit të Mjekësisë, Tiranë. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 12.05.2014 – 19.05.2014.
REKTORATI
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 10 (dhjetë) vende pune për personel administrativ
me kontratë të përkohëshme në Rektorat.
1. “Sekretare Mësimore në Rektorat” (4 vende pune);
2. “Sekretare Shkencore në Rektorat”;
3. “Specialist në Palestër”;
4. “Punonjës Biblioteke” (2 vende pune);
5. “Punonjës Biblioteke, Mirëmbajtje Fondi”
6. “Postier”
I. Kandidatët për vendet e punës “Sekretare Mësimore në Rektorat” duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë;
2. Preferohet të zotërojë gjuhën angleze;
3. Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office;
4. Preferohet të ketë eksperiencë pune;
5. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup;
6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
II. Kandidatët për vendin e punës “Sekretare Shkencore në Rektorat” duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë;
2. Preferohet të zotërojë gjuhën angleze;
3. Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office;
4. Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë profil;
5. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup;
6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
III. Kandidatët për vendin e punës “Specialist në Palestër” duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë në Universitetin e Sporteve;
2. Preferohet të zotërojë gjuhën angleze;
3. Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office;
4. Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë profil;
5. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup;
6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
IV. Kandidatët për vendin e punës “Punonjës Biblioteke” duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
2. Preferohet të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj;
3. Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office;
4. Të zotërojë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
V. Kandidatët për vendin e punës “Punonjës Biblioteke, Mirëmbajtje Fondi” duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Preferohet të ketë përfunduar arsimin e lartë;
2. Preferohet të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj;
3. Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office;
4. Të zotërojë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
VI. Kandidatët për vendin e punës “Postier/Korrier” duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm;
2. Preferohet të ketë njohuri të mira mbi paketën Microsoft Office;
3. Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë profil;
4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup;
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dokumentat, si më poshtë:
1. Kërkesë me shkrim;
2. CV;
3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara);
4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit;
5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar);
6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë;
7. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore;
8. Raport mjekësor për aftësitë në punë;
9. Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 29.04.2014 -02.05.2014.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.
REKTORATI
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ në Rektorat dhe 2 (dy) vende pune për personel administrativ në Fakultetin e Mjekësisë.
Pozicioni i punës në Rektorat:
- Specialist Buletini
Pozicionet e punës në Fakultetin e Mjekësisë:
- Magazinier në Fakultetin e Mjekësisë;
- Kancelar në Fakultetin e Mjekësisë
Pozicioni i punës në Rektorat:
I. Kandidatët për vendin e punës “Specialist Buletini” duhet të plotësojnë këto kritere:
-
- Të ketë diplomë të integruar të nivelit të dytë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja;
- Të ketë përfunduar studimet me rezultate të larta;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese;
- Preferohet të ketë specializime apo trajnime në fushën përkatëse;
- Preferohet të ketë përvojë pune në pozicione të ngjashme;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pozicionet e punës në Fakultetin e Mjekësisë:
I. Kandidatët për vendin e punës “Kancelar në Fakultetin e Mjekësisë”, duhet të plotësojnë këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Ekonomi;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë profil;
- Të njohë kuadrin rregullues dhe praktik të administrimit ekonomik dhe financiar të institucionit;
- Preferohet që kandidati për kancelar të ketë kryer studime Postmaster në drejtimet ekonomik ose juridik;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese dhe raportuese;
- Të ketë aftësi të mira organizuese, komunikuese dhe të punës në grup;
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
II. Kandidatët për vendin e punës “Magazinier në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojnë këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë njohuri të mira mbi paketën Microsoft Office;
- Preferohet të ketë përvojë pune;
- Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dokumentat, si më poshtë:
-
- Kërkesë me shkrim;
- CV;
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara);
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit;
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar);
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë;
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore;
- Raport mjekësor për aftësitë në punë;
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 21.04.2014 – 02.05.2014
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.
REKTORATI