”Erasmus Summer Programme 2014″ në Universitetin Erasmus të Roterdamit, Hollandë
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët, doktorantët dhe studiuesit shkencorë mbi mundësinë e pjesëmarrjes në shkollën verore universitare “Erasmus Summer Programme 2014” që organizohet nga Qendra NIHES (Research Training in Medicine and the Health Sciences) e Universitetit Erasmus të Roterdamit, në Hollandë, në datat 11 – 29 gusht 2014.
Çdo vit, programi 3 javor i shkollës verore universitare të Qendres NIHES të Universitetit Erasmus të Roterdamit pret qindra studentë, shkencëtarë dhe profesionistë nga vende të ndryshme të botës dhe është i hapur për studentët të cilët duan të thellojnë studimet e tyre në shkencat e shëndetit. Programi përfshin kurse trajnimi dhe leksione metodologjike me tema të ndryshme. Gjatë këtij programi 3-javor, të interesuarit kanë mundësinë të zgjedhin nëse dëshirojnë të regjistrohen në një kurs të vetëm ose në kurse të një disipline të vetme. Gjithashtu, është e mundur që kurset të zgjidhen nga disiplina të ndryshme sipas një programi individual.
Për më tepër informacione rreth programit, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://erasmussummerprogramme.nl/course-information/
Informohen studentët dhe studiuesit e interesuar se meqenëse Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është Partner me Universitetin Erasmus të Roterdamit në programin ErasmusMundus-WesternBalkans (ERAWEB), përfitojnë një ulje prej 25% në pagesën e pjesëmarrjes.
Afati i fundit për regjistrim është data 1 korrik 2014.
Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://erasmussummerprogramme.nl/
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE