PRANIMET DHE REGJISTRIMET PËR STUDENTËT FITUES NGA TROJET SHQIPTARE, NË CIKLIN E PARË DHE TË DYTË TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE, ME KOHË TË PLOTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

PRANIMET DHE REGJISTRIMET PËR STUDENTËT FITUES NGA TROJET SHQIPTARE, NË CIKLIN E PARË DHE TË DYTË TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE, ME KOHË TË PLOTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

 

Universiteti i Mjekësisë Tiranë informon studentët nga Trojet Shqiptare mbi listën e kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit mbi fituesit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë Tiranë (UMT).

Lista e fituesve për kuotat e trojeve PDF-icon

Gjithashtu, informohet nga MAS se: “Renditja e kandidatëve fitues, për vitin akademik 2014-2015, është bërë në bazë të meritës (nota mesatare e shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-të publike kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet në vitin akademik 2014 – 2015).

Njoftohen të gjithë kandidatët emrat e të cilëve gjenden në listën e shpallur me renditjen përkatëse, por që nuk kanë fituar, të dërgojnë me postë elektronike (E-mail) në adresat: linda.pustina@arsimi.gov.al dhe dhimiter.bako@arsimi.gov.al tre preferenca alternative nga programet e studimit me kuota të paplotësuara sipas tabelës me kuotat e paplotësuara. Kërkesat e kandidatëve të cilët nuk kanë fituar të dërgohen brenda orës 12:00 të datës 3 tetor 2014.

Tabela me kuota të paplotësuara PDF-icon

Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 8 tetor 2014.

Kandidatët nga trojet shqiptare përfitojnë kuota për vazhdimin e studimeve në IAL publike, sipas VKM Nr. 517 datë 01.08.2014 “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jo universitare, profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2014 – 2015”.”.

 

                                                                                             REKTORATI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *