PRANIMET DHE REGJISTRIMET PËR STUDENTËT FITUES TË MATURËS SHTETËRORE, RAUNDI I I, FAZA II, NË CIKLIN E PARË DHE TË DYTË TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE, ME KOHË TË PLOTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015
Në vijim të procedurës së pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë dhe të dytë të integruar të studimeve, me kohë të plotë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014-2015, informojmë kandidatët mbi listat e fituesve në Raundin 1, Faza II:
Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të UMT-së ku kandidatët janë shpallur fitues:
Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga data 1 Tetor 2014 deri me 7 Tetor 2014, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues.
Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtëm:
- Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e pa noterizuar);
- 2 fotografi personale;
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të UMT-së;
- Deklaratën e paraqitur në shtojcen 4 të udhëzimit nr. 30, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.
Kandidatët fitues që regjistrohen duke paraqitur dokumentacionin pranë sekretarive të UMT-së ku janë shpallur fitues, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në raundin pasardhës (ku parashikohet dhe aplikimi me formularin A3).
REKTORATI