KUOTAT DHE PROCEDURA E APLIKIMIT PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE, SI DHE PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË 2015-2016

KUOTAT DHE PROCEDURA E APLIKIMIT PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE, SI DHE PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË 2015-2016

Në bazë të Urdhërit Nr. 295, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015 “Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve, si dhe kuotat për programe të dyta studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2015-2016”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi kuotat për transferim të studimeve dhe kuotat për program të dytë studimi në programet e studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të integruar, me kohë të plotë, që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË 

FAKULTETI

PROGRAMI I STUDIMIT

KUOTA PËR

PROGRAM TË DYTË

STUDIMI

KUOTA PËR

TRANSFERIM

STUDIMESH

Fakulteti i Mjekësisë

Mjekësi e Përgjithshme

   

Fakulteti i

Farmacisë

Farmaci

   

Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Stomatologji

   

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Infermieri e Përgjithshme

1

2

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Mami

   

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Teknikë e Lartë Laboratori

   

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fizioterapi

1

1

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Logopedi

   

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Imazheri

1

2

  • Kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar kuota për transferim studimesh:
    1. Të gjithë ata kandidatë të cilët nuk kanë qenë/janë objekt i Udhëzimit nr. 33 datë 19.09.2014 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik e Privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë të cilëve u është hequr licenca”, i ndryshuar;
    2. Kandidatët të cilët kanë grumbulluar në programin e studimit që kanë ndjekur dhe nga ku duan të transferohen të pakten 30 kredite (ECTS), të njohura të vlefshme për programin e studimit ku do të transferohen;
    3. Kandidatët që kanë ndjekur një program studimi në Republikën e Shqipërisë në një IAL publike ose që kanë ndjekur një program studimi të akredituar në një IAL private në momentin e aplikimit për transferim, si dhe kandidatët që kanë ndjekur një program studimi jashtë vendit, në një Institucion të Arsimit të Larte të akredituar në vendin e origjinës, si institucion dhe program studimi.
  • Kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar kuota për program të dytë studimi:
    1. Kandidatët që kanë përfunduar një program studimi të të njëjtit cikël dhe lloj (“Bachelor”, program të integruar të ciklit të dytë) me atë program ku po aplikojnë, në rastet kur kanë përfunduar studimet:
      • në Republikën e Shqipërisë, në një IAL publike, ose në një IAL private, në një program studimi të akredituar përpara përfundimit të programit përkatës të studimit;
      • jashtë vendit dhe kaneë kryer njohjen e diplomës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Në bazë të Udhëzimit Nr. 28 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.08.2015 “Për kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2015 – 2016”Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi në programet e studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të integruar, me kohë të plotë, që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranësi më poshtë:

  1. Kandidatet e interesuar aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi nga data 31 Gusht 2015 deri në datën 11 Shtator 2015.
  2. Studenti që aplikon për transferim studimesh, paraqet dokumentacionin e mëposhtëm pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve:Transferimi i studimeve mund të bëhet nga një program studimi i njejtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL-të publike, ose në IAL të tjera private apo të huaja, të akredituara për programin përkatës të studimit. IAL-ja mund të përcaktojë kritere të tjera shtesë të cilat përcaktohen në statut, në rregulloret përkatëse, ose me vendim të senatit akademik.
    1. Kërkesa drejtuar Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për programin e studimit, në të cilin do të transferojë studimet (ose formulari i aplikimit);
    2. Dokumenti origjinal i çregjistrimit, nga IAL nga ku transferohet (paraqitet në momentin e regjistrimit përfundirntar pas shpalljes fitues), i cili permban: Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
      1. Emri, Atësia, Mbiemri;
      2. Datëlindja;
      3. Vendlindja;
      4. Shtetësia;
      5. Numri i matrikullimit që ka pasur në IAL-në përcjellëse;
      6. Emri i shkollës së mesme/IAL-së së kryer përpara ndjekjes së këtij programi studimi;
      7. ID e Maturës Shtetërore/nr. Regj. të veçantë (Për kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2006);
      8. Numri personal i identitetit;
      9. Data e regjistrimit në programin e studimit të ofruar nga IAL-ja;
      10. Emërtimi i programit të studimit dhe Fakulteti përkatës;
      11. Cikli dhe forma e studimit;
      12. Data e nderprerjes së studimeve.
    3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndeve të programit të studimit të ndjekur;
    4. Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga AKP, ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
    5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, Letërnjoftim ose pasaportë);
    6. Pagesën e tarifës së regjistrimit prej 3,000 lekë;
    7. Dy fotografi personale.
  3. IAL-te nuk mund të pranojnë aplikime për transferime gjatë vitit akademik. Transferimi i studimeve do të kryhet në zbatim të procedurave dhe afateve të parashikuara në Udhëzimin Nr.28.

  4. Studenti që aplikon për program të dytë studimi nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi. Për të aplikuar, studenti duhet të ketë përfunduar një program studimi të të njëjtit cikël dhe lloj dhe të disponojë diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë. Studenti paraqet dokumentacionin e mëposhtem pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve: Të gjitha tarifat e regjistrimit për konkurrim në programet e ndryshme të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë do të arketohen nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të postës shqiptare, për llogari të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
    1. Kërkesa drejtuar Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për programin e studimit, në të cilin aplikon për program të dytë studimi (ose formulari i aplikimit);
    2. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera me parë, për të njëjtin nivel dhe lloj programi studimi, të shoqëruar me suplementin e diplomës;
    3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lënde dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndeve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse);
    4. Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikaten e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga AKP, ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
    5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
    6. Pagesën e tarifës së regjistrimit prej 3,000 lekë;
    7. Dy fotografi personale.
  5. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të shpallë listat e kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëve që kanë aplikuar për program të dytë studimi në vende të dukshme brenda datës 11 Shtator 2015 dhe do t’ia përcjellë ato Ministrisë së Arsimit dhe Sportit brenda kësaj date.
  6. Aplikimet për transferimin e studimeve dhe për program të dytë studimi shqyrtohen nga komisioni/komisionet i/e ngritur/a për këtë qëllim nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë brenda orës 11.00 të datës 18 Shtator 2015. Komisionet kryejnë vlerësimin e dosjeve në zbatim të kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi, si dhe të kritereve të tjera shtesë të miratuara në statutin apo rregulloret përkatëse të IAL-së dhe të programit të studimit, të cilat do të shpallen në vende të dukshme brenda datës 31 Gusht 2015 dhe do t’i bëhen me dije të gjithë kandidatëve që aplikojnë në momentin e aplikimit, së bashku me pikët vlerësuese për çdo kriter vlerësimi.
  7. Komisioni do të kryejë rënditjen e kandidatëve bazuar në pikëzimin për çdo kriter vlerësimi, e cila shpallet nga dekani përkatës në mjediset e Fakultetit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe faqet web përkatëse, e plotësuar sipas Tabelave nr. 1a dhe 1b të parashikuara në Shtojcën nr. 1 të Udhëzimit Nr. 28, respektivisht, për kandidatët që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe për kandidatët që kanë aplikuar për program të dytë studimi, brenda datës 22 Shtator 2015.
  8. Ministria e Arsimit dhe Sportit shqyrton materialet e paraqitura dhe brenda datës 29 Shtator 2015, miraton dhe shpall në faqen e saj web të dhënat për kandidatët fitues si dhe rënditjen e të gjithë kandidatëve që kanë aplikuar. Këto të dhëna i përcillen Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për regjistrim përfundimtar të kandidatëve brenda të së njëjtës datë.
  9. Kandidatët fitues do të kryejnë regjistrimin e tyre përfundimtar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë nga data 29 Shtator 2015 deri në datën 05 Tetor 2015. Më datë 06 Tetor 2015 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të shpallë në vende të dukshme dhe publikon në faqen web listën emërore të kandidatëve të regjistruar. Në rast se brenda këtyre afateve nuk janë paraqitur për regjistrim kandidatët të cilët rezultojnë fitues sipas rënditjes së shpallur, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mund të pranojë për regjistrim kandidatët vijues, në listën e rënditur të shpallur, si dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 3 dhe pikën 4 të Urdhrit nr. 295, datë 18.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, deri në plotësimin e kuotave përkatëse të studimit të parashikuara për atë program studimi duke njoftuar kandidatët që janë të vendosur më poshtë në listë. Nëse një nga kandidatët vijues heq dore me shkrim nga regjistrimi në programin përkatës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë depoziton dokumentin dhe vijon me regjistrimin e kandidatit vijues në listë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 12 Tetor 2015.

Për më tepër informacione dhe konsultim:

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 20.08.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *