NJOFTIM MBI MUNDËSINË PËR APLIKIM NË PROGRAMIN “FELLOWSHIP PROGRAMME TALENTS³”

NJOFTIM MBI MUNDËSINË PËR APLIKIM NË PROGRAMIN “FELLOWSHIP PROGRAMME TALENTS³”

U​​​​​​​​​​​​​​​niversiteti i Mjek​​ësisë, Tiranë informon ​studiuesit shkencor mbi mundësinë e aplikimit pë​r grante kërkimi në kuadër të thirrjes së parë për propozime të Programit “Fellowship Programme TALENTS³”, të organizuar nga AREA Science Park me kontributin financiar të Rajonit Autonom Friuli Venezia Giulia, në Itali, dhe me mbështetjen e Fondit Social Evropian.

Programi“Fellowship Programme TALENTS³” ofron:

    • Aktiviteti 1 – 7 grante kërkimore në hyrje për studiuesit shkencor që do të kryejnë projekte në një nga institucionet shkencore që i përkasin CER – Coordination Network of research institutions of Friuli Venezia Giulia (Rrjeti i Koordinimit të institucioneve kërkimore të Friuli Venezia Giulia), ose në një nga ndërmarrjet e themeluara në territorin rajonal dhe që zbatojnë aktivitetet R&D. Aktiviteti i drejtohet studiuesve banues jashtë vendit në territoret e strategjive makro-rajonale në pjesën e EUSAIR (Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia) dhe në pjesën e EUSALP (Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni).
    • Aktiviteti 2 – 7 grante kërkimore në dalje për studiuesit shkencor që do të kryejnë projekte në një institucion të huaj shkencor apo ndërmarrje që zhvillon aktivitetet R&D, të vendosura në territorin e strategjive makro-rajonale në pjesën e EUSAIR (Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia) ose në pjesën e EUSALP (Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni), me kthim të detyrueshëm në rajonin Friuli Venezia Giulia; Aktiviteti i drejtohet studiuesve banues në Friuli Venezia Giulia. Në çdo projekt të financuar, 2/3 e aktivitetit do të zhvillohet jashtë vendit (faza në hyrje) dhe 1/3 e aktivitetit do të zhvillohet në një nga institucionet shkencore të CER – Coordination Network of research institutions of Friuli Venezia Giulia (Rrjeti i Koordinimit të institucioneve kërkimore të Friuli Venezia Giulia) apo ndërmarrjeve të Rajonit të Friuli Venezia Giulia (faza në dalje).

14 grantet kërkimore do të jepen në dy faza të ndryshme:

    • Faza 1: gjatë vitit 2015, 4 grante kërkimore në dalje dhe 3 grante kërkimore në hyrje.
    • Faza 2: gjatë vitit 2016, 3 grante kërkimore në dalje dhe 4 grante kërkimore në hyrje.

Projektet kërkimore do të zhvillohet si më poshtë:

    • Faza 1, do të fillojë më 1 prill të vitit 2016 dhe do të përfundojë më 30 shtator 2017.
    • Faza 2, do të fillojë më 1 prill të vitit 2017 dhe do të përfundojë më 30 shtator 2018.

Thirrja për propozime do të përfundojë më 8 Tetor 2015, në orën 03:00 (ora lokale italiane).

Kandidatët janë të lirë të zgjedhin një temë kërkimore në njërën nga fushat shkencore të mëposhtme:

  1. Bioteknologji dhe Diagnostikë
  2. Teknologji e materialeve, Mekanikë, Fizikë dhe Kimi
  3. Ekologji, Mjedis dhe Energji
  4. Technologji Informacioni
  5. Shkenca Sociale, Ekonomike dhe Humane.

Projektet kërkimore duhet të përputhen me fushat e mëposhtme teknologjike të strategjisë Smart Specialisation Strategy të Friuli Venezia Giulia:

  1. Agri-food
  2. Strategic production chains: industry engineering, home systems
  3. Maritime technologies
  4. Smart Health
  5. Culture, creativity and tourism

Për më tepër informacione mund të konsultoni broshurën në këtë linkPDF-icon ose të konsultoni faqen zyrtare të Programit në linkun e mëposhtëm: www.welcomeoffice.fvg.it/talents3
Gjithashtu, mund të kontaktoni me Help Desk-un në adresën e e-mailit: talents@area.trieste.it

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Përditësimi i fundit: 13.08.2015

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *