1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 05.10.2015

1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 05.10.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PEDAGOGË TË JASHTËM NË FAKULTETIN E FARMACISË 

SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për punonjës mësimor të jashtëm në Fakultetin e Farmacisë, si më poshtë:

Departamenti i Teknologjisë Farmaceutike dhe Biofarmacisë

1.      Kimi fizike koloidale                                                3 (tre) pedagogë

2.      Praktikë profesionale                                               4 (katër) pedagogë

3.      Biofarmaci dhe Farmakokinetikë                           2 (dy) pedagogë

4.      Përgatitje galenike                                                    2 (dy) pedagogë

 

Departamenti i Kimive Profesionale dhe Farmakognozisë

1.      Metoda instrumentale të Analizës                        3 (tre) pedagogë

2.      Kimi ushqimore dhe shkencat e të Ushqyerit     3 (tre) pedagogë

3.      Analiza e drogave mjekësore                                2 (dy) pedagogë

4.   Kimi Toksikologjike                                               1 (një) pedagog

 

Departamenti i Shkencave Formuese

1.      Kimi e përgjithshme e inorganike                       3 (tre) pedagogë

2.      Biologji                                                                    2 (dy) pedagogë

3.      Fizikë dhe Biofizikë                                               3 (tre) pedagogë

4.      Botanikë                                                                  3 (tre) pedagogë

5.      Kimi Analitike                                                       4 (katër) pedagogë

6.      Informatikë                                                            1 (një) pedagog

7.      Gjuhë e huaj/angleze                                           2 (dy) pedagogë

8.      Gjuhë latine                                                           2 (dy) pedagogë

9.      Edukim fizik                                                         2 (dy) pedagogë

 

Kriteret që duhet të plotësojë personeli akademik me kontratë të përkohëshme janë, si më poshtë:

Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kontratë të përkohëshme:

1. Të jetë diplomuar në Master Shkencor në degën përkatëse në Universitetet publike brenda vendit ose Universitetet Perëndimore (me diploma të ekuivalentuara)

2. Të ketë  përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8

3. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite në specialitetin përkatës

4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet anglisht

5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Kriteret preferenciale:

1. Të jetë i diplomuar në Universitetet Perëndimore Master Shkencor dhe/ose Doktoraturë në fushën përkatëse

2. Të jetë i diplomuar në Fakultetin  përkatës në Master Shkencor dhe /ose Doktoraturë

3. Të ketë eksperiencë pune

4. Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesmarrje në kërkim shkencor

5. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse

6. Të ketë të mbrojtur me dëshmi  gjuhën  angleze.

 

Dokumentat që do të dorëzohen nga personeli akademik me kontratë të përkohëshme janë:

1. Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurojë

2. Curriculum Vitae

3. Dokument identifikimi

4. Diplomë dhe listë notash fotokopje të noterizuara të të gjitha (Master Shkencor, Doktoraturë)

5.Vërtetimi i njohjes së diplomës të ekuivalentuar nga MAS, si diplomë, listë  notash si dhe njohje të gradave fotokopje të noterizuar (për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit)

6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshope, të publikimeve në revista shkencore etj.

7. Dëshmi të gjuhëve të huaja të mbrojtura (fotokopje të noterizuara)

8. Kopje të noterizuar të librezës së punës

9. Vërtetim page me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qëndra e punës

10. Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon (e detyrueshme)

10. Dëshmi penaliteti

11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar.

 

Dokumentat të dorëzohen pranë Departamenteve përkatëse të Fakultetit të Farmacisë deri në datë 08.10.2015.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 05.10.2015

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *