1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 26.10.2015

1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 26.10.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: SANITARE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË 

SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për personel administrativ me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:

Pozicionet e punës:

1. Sanitare në Fakultetin e Mjekësisë (1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Sanitare në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere: 

  1. Të ketë përfunduar arsimin e detyruar
  2. Të ketë eksperiencë pune
  3. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta: 

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të dëftesës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  6. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  7. Dëshmi penaliteti. 

Dokumentat pranohen nga data 26.10.2015 – 06.11.2015

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 26.10.2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *