5 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 07.03.2016

5 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 07.03.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

1. Sekretare mësimore ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës Sekretare mësimore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike me kontratë të përkohshme duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  2. Të zotërojë një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
  4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit  në grup
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Sekretare mësimore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
  6. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
  7. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  8. Dëshmi penaliteti

 

Dokumentet pranohen nga data ­07.03.2016 – 18.03.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 07.03.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *