3 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRË PUNE – 09.11.2015
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR DHE ADMINISTRATIV NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 2 (dy) vende pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor dhe administrativ me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, si më poshtë:
Pozicionet e punës:
- “Laborant me karakter mësimor” (1 vend pune)
- “Laborant me karakter administrativ” (1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Laborant me karakter mësimor” duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin Stomatologji
- Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborant me karakter mësimor”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse
Kandidati për vendin e punës “Laborant karakter administrativ” duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborant karakter administrativ”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë eksperiencë pune
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 09.11.2015 – 20.11.2015
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 09.11.2015