FALËNDERIM I REKTORATIT PËR KËSHILLIN STUDENTOR TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Pas ndeshjes së fazës kualifikuese në grupe, në këtë atmosferë festive për të gjithë Kombin Shqiptar, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë gjen rastin për të bërë një falënderim të veçantë për Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT). Ky Këshill iu përgjigj pozitivisht thirrjes së hapur të Qeverisë Shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për të shoqëruar dhe mikpritur me plot dëshirë në familjet e tyre studentët serbë që erdhën për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, më datë 08.10.2015, në “Elbasan Arena”. Studentët tanë u shoqëruan me ato serbë në një frymë të sinqertë miqësie dhe u treguan atyre mrekullitë e vendit tone, duke vizituar vendet më të bukura të Shqipërisë. Ky gjest i Këshillit Studentor tregon qytetari dhe mikpritje dhe është një nder për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Të rinjtë tanë dhe ato serbë përcollën mesazhin më të mirë, atë të miqësisë dhe respektit reciprok.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 16.10.2015