INFORMACION MBI PROGRAMIN E BASHKIMIT EVROPIAN “HORIZON 2020”
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë e Inovacionit (AKTI) informon stafin akademik dhe kërkuesit shkencor të tij mbi Thirrjet për Projekte që ka shpallur Programi Kuadër i Bashkimit Evropian (BE) për Kërkim Shkencor dhe Inovacion “Horizon 2020” lidhur me fushat e Mjekësisë.
Për periudhën 2016-2017, Programi Kuadër i BE-së për Kërkim Shkencor dhe Inovacion “Horizon 2020” ka shpallur 3 thirrje me 41 tema në fushën e Mjekësisë.
Çdo institucion në fushën e Mjekësisë (Universitet, Fakultet, Departament, Institut, Qendër kërkimore apo OJF) mund të aplikojë në këto thirrje duke aplikuar në dy mënyra:
-
- Mund të aplikojë në rolin e Kordinatorit të Projektit që nënkupton se Universiteti/ Fakulteti/ Departamenti/ Instituti/ Qendra kërkimore apo OJF-ja duhet të jetë në rolin drejtues të projektit e të ketë një konsorcium (rrjet partnerësh) me të paktën 3 institucione homologe që i përkasin vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate.
- Mund të aplikojnë në rolin e Partnerit të Projektit që nënkupton se Universiteti/ Fakulteti/ Departamenti/ Instituti/ Qendra kërkimore apo OJF-ja që merret me çështje të Mjekësisë duhet ti bashkëngjitet një konsorciumi që është krijuar apo po krijohet për të aplikuar në njërën nga këto thirrje.
Ju informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është i regjistruar në portalin Participant Portal – European Commission (Research&Innovation) dhe Kodi aplikues për projekte i Universitetit është PIC – Personal Identification Code: 940940353
Për të gjithë strukturat e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që janë të interesuara dhe dëshirojnë të aplikojnë në këto thirrje mund të viheni në kontakt me Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë ku mund të merrni një informacion më të plotë mbi Programin Horizon 2020.
Mënyra e aplikimit:
Për institucionet
- Institucionet e interesuara mund të kërkojë informacion tek Participant Portal – European Commission (Research&Innovation) ose tek FQ 217-223 e materialit bashkëngjitur.
Për individët kërkues shkencor
- Marie Curie Actions dhe European Research Grants
Secili individ në rolin e kërkuesit shkencor që është i interesuar mund të kërkojë informacion për to duke klikuar në Marie-Sklodowska-Curie Actions ose duke konsultuar materialin bashkëngjitur.
Për çdo informacion, ndihmë apo sugjerim mund të na kontaktoni me Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektorat ose mund të kontaktoni me Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë e Inovacionit – AKTI.
Është e rëndësishme që para përgatitjes së çdo Projekt-Propozimi të lexoni materialin “Horizon 2020 Work-Programme 2016-2017” për temat specifike dhe mund të konsultoheni me strukturat përkatëse për informacione të mëtejshme në adresën zyrtare: info@umed.edu.al
Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme dhe broshurat përkatëse:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 14.01.2016