KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRZGJEDHJES DHE REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT ME STATUSIN E TË VERBËRIT, TË INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK, TË JETIMIT, SI DHE ROMËT DHE BALLKANO-EGJIPTIANËT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2015 – 2016

KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRZGJEDHJES DHE REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT ME STATUSIN E TË VERBËRIT, TË INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK, TË JETIMIT, SI DHE ROMËT DHE BALLKANO-EGJIPTIANËT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2015 – 2016

Në zbatim të Udhëzimit Nr. 29/1, datë 02.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016″”Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët të regjistruar në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë:

 

Lista e  studentëve të regjistruar me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, në programet e studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015 – 2016

 

Fakulteti Programi i  studimit Emër Atësisë Mbiemër
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike Fizioterapi Maria Bajram Çuno
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike Teknikë Laboratori Kamela Gjergji Feto
Fakulteti i Mjekësisë Mjekësi e Përgjithshme Briand Bexhet Shehu

 

 

 

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 27.10.2015

 

—————————————————————————————————————-

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

 

Në bazë të Udhëzimit Nr. 29/1, datë 02.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016″”Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët mbi ndryshimet në Udhëzimin Nr. 29, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, më datë 21.08.2015 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015 – 2016si më poshtë:

  1. Në pikën 4, data “15 Shtator 2015” zëvendësohet me datën “9 Tetor 2015”;
  2. Në pikën 5, data “18 Shtator 2015” zëvendësohet me datën “12 Tetor 2015”;
  3. Në pikën 6, data “25 Shtator 2015″ zëvendesohet më datën “20 tetor 2015”;
  4. Pika 7 ndryshon si më poshtë:
    “lAL-ja shpall në vende të dukshme, publikon në faqen e saj web, si dhe ia përcjell MAS elektronikisht në adresat: linda.pustina@arsimi.gov.al dhe dhimiter.bako@arsimi.gov.al, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 26 Tetor 2015.”;
  5. Në pikën 8, data “7 Tetor 2015” zëvendesohet më datën “30 tetor 2015”.

 

Për më tepër informacione dhe konsultim:

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 09.10.2015

—————————————————————————————————————-

 

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

 

Në bazë të Udhëzimit Nr. 29, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, më datë 21.08.2015 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015 – 2016Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët mbi procedurat e pranimit dhe regjistrimit në ciklin e parë të studimeve, me kohë të plotë, dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranësi më poshtë:

  1. Kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, aplikojnë drejtpërdrejtë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS), nga data 24 Gusht deri më 7 Shtator 2015.
  2. Aplikimi bëhet duke dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përsonalisht, dokumentacionin e mëposhtëm në dy kopje:
    1. Për të gjithë kandidatët:
      1. Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1 të Udhëzimit Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Në formular duhen radhitur pesë programe studimi ku kandidati kërkon të aplikojë, si dhe Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) përkatës, në rënditje prioritare, pra i pari rënditet programi më i preferuar dhe i fundit ai më pak i preferuar nga të pesta programet. Për emërtimin dhe ID e programit përkatës i duhet referuar Tabelës nr. 1 të Vendimit Nr. 638, datë 22.07.2015 të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 2016″.
      2. Letër motivimi ku të shpjegojë arsyet e aplikimit si dhe të zgjedhjes së programeve të studimit të përcaktuara në formular prej tij.
      3. Kopje e njësuar me origjinalin e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në njësinë arsimore vendore (Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore) përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
      4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasaportë).
      5. Dy fotografi.
    2. Kandidatët me statusin e të verbrit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën A) duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:
      1. Kopje e njësuar me origjinalin e librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e njësuar me origjinalin e vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
    3. Kandidatët me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën A) duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:
      1. Kopje e njësuar me origjinalin e librezës së invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e njësuar me origjinalin e vendimit të KMCAP.
    4. Kandidatët me statusin e jetimit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën A) duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:
      1. Kopje e njësuar me origjinalin e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
    5. Kandidatët Romë dhe Ballkano-Egjiptianë, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën A) duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:
      1. Vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është Rom apo Ballkano-Egjiptian.
  3. Komisioni i posaçëm, i përbërë nga kryetari, përfaqësues i MAS dhe 4 anëtarë, nga të cilët dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe dy përfaqëues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shqyrton dhe vlerëson aplikimet e kandidatëve me statusin përkatës brenda datës 15 Shtator 2015. Aplikimet me dokumentacion të paplotë nuk merren në konsideratë. Vlerësimi do të bëhet mbi kriterin e meritës, pikëve të Maturës Shtetërore ose notës mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare dhe nevojat për secilën kategori të veçantë, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të do IAL-je për programin përkatës të studimit. Për kandidatët që aplikojnë për programe studimi për të cilat është parashikuar konkurs pranimi, në vlerësimin final të kandidatit komisioni vlerëson dhe rezultatet e fituara nga konkursi i pranimit i organizuar nga IAL-të përkatëse, sipas përcaktimeve të parashikuara në Udhëzim Nr. 24, datë 31.07.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për zhvillimin e konkurseve të pranimit dhe tarifën e regjistrimit për konkurrim në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”. Pjesë e vlerësimit do të jetë dhe intervista për secilin kandidat, që do të zhvillohet nga Komisioni brenda datës 15 Shtator 2015. Nuk mund të shpallen fitues kandidatët të cilët kanë grumbulluar një total pikësh në përfundim të Maturës Shtetërore më të ulët se 70% e pikëve të grumbulluara nga fituesi i fundit për programin e studimit përkatës, në vitin akademik 2014-2015. Në mungesë të Maturës Shtetërore, si referencë përdoret nota mesatare e të të gjitha viteve të shkollës së mesme. Për kandidatët, shtetas shqiptarë, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit merren për bazë pikët e përcaktuara në dokumentin e lëshuar sipas përcaktimeve të kryera nga Komisioni i posaçëm për procedurat e njëvlefshmërisë të dëftesave/diplomave të shkollave të mesme të shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ose nota mesatare krahasuar me atë të fituesit të fundit për programin përkatës të studimit.
  4. Komisioni do të kryejë rënditjen e kandidatëve sipas sëcilës kategori të veçantë duke specifikuar kandidatët fitues. Lista emërore e kandidatëve të çdo kategorie do të shpallet në faqet web të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe do t’i përcillet IAL-ve brenda orës 16:00 të datës 18 Shtator 2015, së bashku me një nga kopjet e dokumentacionit të depozituar në MAS nga secili kandidat. Në protokollin e MAS ruhet kopja tjetër e dokumentacionit.
  5. Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarivsë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda datës 25 Shtator 2015, duke paraqitur mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit prej 100 Lekë.
  6. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të shpallë në vende të dukshme dhe do të publikojë në faqen web listën emërore të kandidatëve të regjistruar. Në rast se brenda këtyre afateve nuk janë paraqitur për regjistrim kandidatët të cilët rezultojnë fitues sipas rënditjes së shpallur, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mund të pranojë për regjistrim kandidatët vijues, në listën e rënditur të shpallur, si dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të Udhëzimit Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, deri në plotësimin e kuotave përkatëse të studimit të parashikuara për atë program studimi, duke njoftuar kandidatët që janë të vendosur më poshtë në listë. Nëse një nga kandidatët vijues heq dore me shkrim nga regjistrimi në programin përkatës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë depoziton dokumentin dhe vijon me regjistrimin e kandidatit vijues në listë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 2 Tetor 2015.

Për më tepër informacione dhe konsultim:

 
                 REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 22.08.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *