KRITERET DHE PROCEDURAT E REGJISTRIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR KANDIDATËT NGA KATEGORITË E VEÇANTA 2014-2015

KRITERET DHE PROCEDURAT E REGJISTRIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR KANDIDATËT NGA KATEGORITË E VEÇANTA 2014-2015

Në bazë të Udhëzimit Nr. 52, datë 03.11.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe të regjistrimit për kandidatët me statusin e ish- të denuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, për programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe Master i Shkencave/Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014 – 2015″, informojmë studentët me statusin e ish- të denuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët që kërkojnë të aplikojnë në programet e studimeve “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” që ofrohen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, se procedura e aplikimit kryhet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nga data 03 Nëntor deri më 10 Nëntor 2014.

Kandidatët shprehin 5 preferenca të ndryshme lidhur me aplikimin në programet e preferuara të studimit sipas formularit në Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimi Nr. 52.

Aplikimi bëhet duke dorëzuar në MAS, personalisht, dokumentacionin e mëposhtëm në dy kopje:

 1. Për të gjithë kandidatët:
    1. Letër motivimi ku të shpjegojë arsyet e aplikimit si dhe të zgjedhjes së programeve të studimit të përcaktuara në formular prej tij;
    2. Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur udhëzimi Nr. 52. Në formular duhen radhitur pesë programe studimi ku kandidati kërkon të aplikojë, si dhe Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) përkatës, në renditje prioritare, pra i pari renditet programi më i preferuar dhe i fundit ai më pak i preferuar nga të pesta programet. Për emërtimin dhe ID e programit përkatës i duhet referuar Tabelave nr. 1, 1/1 dhe 2 të Vendimit nr. 668, datë 15.10.2014, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit, në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014-2015″, i ndryshuar;
    3. Diplomë universitare e ciklit të parë të studimeve të përfunduar brenda Republikës së Shqipërisë, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave. Për kandidatët që kanë përfunduar studimet në IAL-të publike, në mungesë të diplomës, IAL-të pajisin kandidatin me një vërtetim që provon mbarimin e studimeve konform ligjit nr. 9741, datd 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe lejon regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon të regjistrohet sipas afateve të parashikuara në udhëzimin Nr. 52, dhe brenda 6 muajve dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të kartonit të diplomës të lëshuar nga IAL-ja përkatëse. Për diplomën universitare të ciklit të parë të fituar jashtë vendit, të depozitohet dhe vërtetimi i njohjes dhe njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Për kardidatët të cilët nuk kanë njësuar diplomat e tyre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njësim diplome në të njëjtën ditë me aplikimin.
    4. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga MAS. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme, së bashku me vërtetimin nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) për shlyerjen e provimeve me zgjedhje, nëse kanë dhënë provime të tilla. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore dhe provimesh me zgjedhje (nëse kanë dhënë provime të tilla) të lëshuar nga AKP, ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në njësinë arsimore vendore (Drejtorinë Arsimore Rajonale)/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
    5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letënjoftim ose pasaportë);
    6. Dy fotografi personale.

2. Kandidati me statusin e ish- të dënuarit dhe të pëmdjekurit politik, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë:

    1. për ish- të dënuarit fotokopjen e njësuar në Republikën e Shqipërisë të dokumentit që vërteton statusin e ish- të dënuarit të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve;
    2. për ish- të pëmdjekurit politikë fotokopjen e njësuar në Republikën e Shqipërisë të dokumentit që vërteton statusin e ish- të përndjekurit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme;

3. Kandidati me statusin e të verbrit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetdror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

4. Kandidati me statusin e invalidit paraplegjik e tetraplegiik, pëveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e librezës së invalidit paraplegiik e tetraplegjik të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e noterizuar e vendimit të KMCAP.

5. Kandidati me statusin e jetimit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.

6. Kandidati Rom dhe Ballkano-Egjiptian, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është Rom apo Ballkano-Egjiptian.

Komisioni i posaçëm, i përbërë nga zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e kryetarit, dhe 4 andtarë, nga të cilët dy perfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe dy përfaqësues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shqyrton dhe vlerëson aplikimet e kandidatëve me statusin perkatës brenda datës 17 Nëntor 2014. Pjesë e vlerësimit të jetë dhe intervista me secilin kandidat, që zhvillohet nga Komisioni i Posaçëm. Aplikimet me dokumentacion të paplotë nuk merren në konsideratë. Vlerdsimi të bëhet mbi kriterin e meritës, bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare të ciklit të parë, si dhe eventualisht në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare sipas propozimeve të autoriteteve të vendeve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit. Nëse, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, do t’i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS. 

 
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda datës 26 Nëntor 2014.
 

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:

                                                                                     

                                                                                   REKTORATI

 Përditësimi i fundit: 03.11.2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *