KURSI MBI NEUROSHKENCAT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) në bashkëpunim me International Brain Research Organization (IBRA) organizon “Kursin mbi Neuroshkencat”. Kursi i trajnimit zhvillohet në datat 4-12 Maj 2015, pranë Qendrës së Telemjekësisë në Tiranë.
IBRO është një shoqatë e Organizatave Ndërkombëtare të Neuroshkencës e krijuar me qëllim për të promovuar dhe për të mbështetur trajnimet dhe hulumtimet në Fushën e Neuroshkencave. Këshilli Drejtues i IBRO përbëhet nga më shumë se 80 Organizata shkencore ndërkombëtare, kombëtare dhe rajonale, të cilat së bashku me pesë Komitetet Rajonale mundësojnë programet arsimore për të trajnuar studiuesit e rinj. Aktualisht, anëtarësimi në IBRO përfshin shoqata dhe Institucione të Arsimit të Lartë të lidhura me një anëtarësim prej mbi 75.000 Specialistësh të fushës, duke qenë kështu organizata më e madhe në botë e shkencëtarëve dhe mjekëve të përkushtuar për avancimin dhe të kuptuarit e trurit dhe sistemit nervor.
Bashkëpunimi me International Brain Research Organization për trajnime në fushën e Neuroshkencave vijon programin e zhvillimit të praktikës profesionale të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duke ofruar programe me nivel të lartë shkencor.
Personi i kontaktit: Prof. Dr. Jera Kruja
Nr. Tel 0682255218 Email: neuroalbania@live.com
Regjistrimet janë të hapura pranë sekretarisë së Neurologjisë. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe të interesuarit janë të ftuar të regjistrohen në një kohë të shpejtë.
Tarifat e kursit:
Studentët: 2000 lekë
Profesionistët: 4000 lekë
Për më tepër informacione rreth “Kursit mbi Neuroshkencat”, mund të konsultoni Programin në linket e mëposhtme.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Përditësimi i fundit: 30.04.2015