MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT ALDENT

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT ALDENT

Ditën e merkurë, më datë 11 mars 2015, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë priti në ambientet e Rektoratit një përfaqësi nga Universiteti Aldent, të kryesuar nga Rektorja Dr. Entela Haloçi. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Ali Refatllari përshëndeti përfaqësuesit e Universitetit Aldent dhe e cilësoi këtë takim si një pikënisje për diskutime konkrete dhe projekte të përbashkëta. 

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy universiteteve. Palët shqyrtuan mundësinë e shkëmbimit të personelit akademik dhe të kërkuesve shkencorë. Gjithashtu, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë u impenjua për të asistuar Universitetin Aldent në menaxhimin institucional, në zhvillimin e veprimtarisë së kërkimit shkencor dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta, duke u bazuar në eksperiencën më të mirë të Fakulteteve të Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në fushat mjekësore. Në takim u shqyrtuan mundësitë e një bashkëpunimi afatgjatë në zhvillimin e konferencave, seminareve dhe botimeve, me synim rritjen e cilësisë dhe shkëmbimin e eksperiencave në arsim mes dy institucioneve të arsimit të lartë. Në kuadër të diskutimeve dy Rektorët shqyrtuan mundësitë e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi mbi pikat e mëposhtme:

    • Shkëmbimin e personelit akademik për proçesin mësimor;
    • Shkëmbimin e pedagogëve, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore shkencore;
    • Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese;
    • Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interest të dyanshëm);
    • Shkëmbimin e literaturës shkencore;
    • Shkëmbimin e përvojës lidhur me menaxhimin institucional.

Në fund të takimit, Rektorët nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe u impenjuan për vazhdimsinë e bashkëpunimit institucional. 

 

                                                   REKTORATI

Përditësimi i fundit: 16.03.2015                                                                       

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *