Prof. Asc. EDIT XHAJANKA

Prof. Asc. EDIT XHAJANKA

DEKANE E FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE

CURRICULUM VITAE

Pedagoge pranë Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike, Fakulteti i Mjekësisë Dentare.
Mësimdhënie: “Protetikë Paraklinike”-viti II; “Gnatologji” – viti IV; “Protezë Totale”- viti V.
Titullare lënde: “Protezë Totale”; “Gnatologji”.
Diplomuar me DIPLOMË “SHKËLQYER” në vitin 1990, në Fakultetin e Mjekësisë, Dega
Stomatologji. Gjatë viteve 1990-1997 ka punuar si ordinatore pranë Klinikës Stomatologjike
Universitare. Që prej vitit 1997 është pedagoge në Katedrën e Protetikës dhe përgjegjëse e lëndës
“Proteza Totale” në Departamentin e Protetikës, Fakulteti i Mjekësisë Dentare. Në vitin 2001 ka
kryer “Specializim në protetikën fikse dhe të lëvizshme” dhe “Master teoriko-praktik për
protetikën totale të lëvizshme” në Padova si dhe në Universitetin e Barit, Itali. Në 2003 ka
mbrojtur me pikë maksimale masterin “Protezat Biofunksionale”. Ka kryer një sërë kursesh
specializimi brenda dhe jashtë vendit (Gjermani, Itali, Zvicër). Në vitin 2009 ka marrë titullin
Doktore e Shkencave”. Në qershor 2014 ka marrë titullin “Profesore e Asociuar”. Është
autore dhe bashkëautore e disa teksteve mësimore, mbi 100 prezantime kombëtare dhe
ndërkombëtare, mbi 55 publikime në revista profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Aktualisht është Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Ka referuar në shumë Kongrese e Konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar një
sërë artikujsh, në Revistat profesionale vendase dhe të huaja. Aktualisht është Zëvendës kryetare
e Shoqatës së Protezistëve Shqiptarë dhe Anëtare e Këshillit Drejtues të Shoqatës Stomatologjike
Ballkanike.