Prof. Dr. VERGJINI MULO
ZV. DEKANE E FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE
CURRICULUM VITAE
Pedagoge pranë Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike, Fakulteti i Mjekësisë Dentare.
Mësimdhënie: “Ortodonci 2”-viti V
Titullare lënde: “Ortodonci 2”.
1986 diplomohet me diplomë “Shkëlqyer”, në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji,
Universiteti i Tiranës.
1991 e në vazhdim, pedagoge në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike, Fakultetin e
Mjekësisë.
1998 e në vazhdim, titullare e lëndës së Ortodoncisë Klinike.
1998-2014 Presidente e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptare.
2012-2014 Kryetare e Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Udhëheqëse dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian PECOEUROQUAL-BIOMED (Bruksel), anëtare e Këshillit Drejtues të Shoqatës Stomatologjike
Ballkanike.
Mbi 100 punime shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe leksione jashtë vendit.
Mbi 20 udhëheqje shkencore të doktoraturave.
2013 e në vazhdim Zv/dekane në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.