NJOFTIM MBI MUNDËSINË E APLIKIMIT NË THIRRJEN PËR BURSA KËRKIMORE CSSA
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e doktoratës dhe stafin akademik në fushën e Shëndetit Publik mbi mundësinë e aplikimit në thirrjen për bursa kërkimore “Civil Society Scholar Awards (CSSA)” të shpallur nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros” për vitin Akademik 2016 -2017. Fondacioni Soros financon shkëmbimet akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoratës dhe stafet akademike që të aksesojnë burime të rëndësishme për të kryer punen e tyre kërkimore, zhvillimin e tyre profesional, intelektual apo në mësimdhënie.
KUSH MUND TË APLIKOJË:
– Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit;
– Staf Akademik me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).
AKTIVITETET QË MUND TË FINANCOHEN:
Projekte ndërkombëtare akademike, afat shkurtër, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime kërkimore ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.
Mund të ofrohet mbështetje edhe për ‘tuition fee’ vetëm për vitin e parë të doktoraturës, kur studimet kryhen jashtë Shqipërisë.
AFATI I APLIKIMIT:
Afati i fundit për aplikim është 2 Shkurt 2016.
Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme:
Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në adresën elektronike: bursa@osfa.al
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 14.01.2016