NJOFTIM PËR ANKETË – GRADUATE SURVEY

NJOFTIM PËR ANKETË – GRADUATE SURVEY

Në kuadër të projektit “Ofrimi i Arsimit të Lartë dhe Mundësitë e Tregut të Punës në Vendet e Ballkanit Perëndimor” i financuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Edukimin dhe Kulturën e Komisionit Evropian dhe i zbatuar nga London School of Economics, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bashkohet ftesës së Komisionit Evropian që të marrë pjesë në këtë projekt të rëndësishëm.

Përmes këtij njoftimi, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë fton të gjithë studentët e diplomuar në të gjitha Programet dhe Ciklet e Studimit (bachelor, master dhe doktoratë) në tre vitet e fundit 2012, 2013, 2014 për të plotësuar pyetësorin e shkurtër që është pjesë e anketimit të financuar nga Komisioni Evropian dhe i mbështetur nga Qeveria Shqiptare.

Objektivat e studimit janë të mbledhë informacion rreth arsimit të lartë dhe kalimit të të diplomuarve në tregun e punës në Shqipëri. Ky anketim mund të kontribojë në përmirësimin e punësimit të të rinjve të diplomuar përmes reformave të përshtatshme në politikat arsimore dhe ato të tregut të punës.

Si i diplomuar në Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, përgjigja juaj do të sigurojë kuptim më të mirë mbi aktualitetin e programeve të studimit dhe problematikave që mund të ndeshin të diplomuarit për gjetjen e punësimit të përshtatshëm dhe përputhjen me studimet e kryera.

Pyetësori do t’ju marrë rreth 15 minuta për t’u plotësuar.

Informacioni që ju do të jepni do të jetë konfindencial dhe anonim. Përgjigjet automatikisht do t’i shkojnë London School of Economics Enterprice, e cila është duke realizuar këtë studim.

Për të marrë pjesë në anketim, ju lutemi të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

– Plotësoni anketën duke klikuar në adresën online
– Ose kopjoni linkun e mëposhtëm dhe vendoseni në një faqe interneti:

https://lse.qualtrics.com/SE/?SID=SV_3DxsInwzkXmLjZX

Ju lutemi të mos ngurroni ta përcillni adresën e mësipërme tek miqtë tuaj dhe tek të diplomuar të tjerë.

Ju falenderojmë për kontributin Tuaj!

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *