NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 21.04.2014

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 21.04.2014

 

Untitled

 

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: 1 PERSONEL ADMINISTARTIV NË REKTORAT DHE 2 PERSONEL ADMINISTARTIV NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ në Rektorat dhe 2 (dy) vende pune për personel administrativ në Fakultetin e Mjekësisë.

Pozicioni i punës në Rektorat:

    1. Specialist Buletini

Pozicionet e punës në Fakultetin e Mjekësisë:

    1. Magazinier në Fakultetin e Mjekësisë;
    2. Kancelar në Fakultetin e Mjekësisë

Pozicioni i punës në Rektorat: 

I. Kandidatët për vendin e punës “Specialist Buletini” duhet të plotësojnë këto kritere:

    1. Të ketë diplomë të integruar të nivelit të dytë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja;
    2. Të ketë përfunduar studimet me rezultate të larta;
    3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    4. Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
    5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese;
    6. Preferohet të ketë specializime apo trajnime në fushën përkatëse;
    7. Preferohet të ketë përvojë pune në pozicione të ngjashme;
    8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Pozicionet e punës në Fakultetin e Mjekësisë:

I. Kandidatët për vendin e punës “Kancelar në Fakultetin e Mjekësisë”, duhet të plotësojnë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Ekonomi;
    2. Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë profil;
    3. Të njohë kuadrin rregullues dhe praktik të administrimit ekonomik dhe financiar të institucionit;
    4. Preferohet që kandidati për kancelar të ketë kryer studime  Postmaster në drejtimet ekonomik ose juridik;
    5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    6. Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese dhe raportuese;
    7. Të ketë aftësi të mira organizuese, komunikuese dhe të punës në grup;
    8. Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
    9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.                                                                                                    

II. Kandidatët për vendin e punës “Magazinier në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojnë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
    2. Të ketë njohuri të mira mbi paketën Microsoft Office;
    3. Preferohet të ketë përvojë pune;
    4. Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
    5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dokumentat, si më poshtë:

    1. Kërkesë me shkrim;
    2. CV;
    3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara);
    4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit;
    5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar);
    6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë;
    7. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore;
    8. Raport mjekësor për aftësitë në punë;
    9. Dëshmi penaliteti.

Dokumentat pranohen nga data 21.04.2014 – 02.05.2014.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

Publikuar më 21.04.2014

                                             REKTORATI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *