PROCEDURA E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, PËR SHTETASIT E HUAJ QË KËRKOJNË TË STUDIOJNË NË UNIVERSITETIN E TË ARSIMIT TË LARTË, NË VITIN AKADEMIK 2015-2016
Në bazë të Udhëzimit Nr. 32, datë 02.09.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë, për shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2015-2016”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon shtetasit e huaj që kanë aplikuar individualisht në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në kuadër të Marrëveshjeve Shtetërore, dypalëshe ose shumëpalëshe, nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë të studimeve në Univeristetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015-2016, se Ministria e Arsimit dhe Sportit i dërgon Institucioneve publike të Arsimit të Lartë, brenda datës 2 tetor 2015, dokumentacionin përkatës të aplikantëve të përzgjedhur sipas pikës 3 të Udhëzimit Nr. 32, datë 02.09.2015, për të kryer procedurat e mëtejshme të regjistrimit në programet e studimit përkatës.
Shtetasit e huaj të paraqiten brenda datës 12 tetor 2015 pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për të kryer procedurat e regjistrimit në programin përkatës të studimit dhe të kryejnë pagesën e tarifës së regjistrimit dhe shkollimit, në përputhje me kerkesat ligjore. Shtetasit e huaj që aplikojnë në bazë të marrëveshjeve dypalëshe përjashtohen nga tarifat e shkollimit, në përputhje me marrëveshjet përkatëse.
Për më tepër informacione dhe konsultim:
- Udhëzimi Nr. 32, dt. 02.09.2015 “Për procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë, për shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2015-2016”
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 08.10.2015