KUOTAT, PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPËTARE

KUOTAT, PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPËTARE

KUOTAT, PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT NGA REPUBLIKA E KOSOVËS, SI DHE KANDIDATËT SHQIPTARË NGA MAQEDONIA, MALI I ZI, PRESHEVA, BUJANOVCI DHE MEDVEGJA, NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË, SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2014 – 2015

 

Në zbatim të Udhëzimit Nr. 24 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 11.08.2014 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015” si dhe në vijim të Vëndimit Nr. 517 të Këshillit të Ministrave, datë 01.08.2014 “Për kuotat e pranimit te studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë, në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2014 – 2015” dhe të Urdhërit Nr. 326 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 08.08.2014 “Për shpërndarjen e kuotave të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara te ciklit të dytë, me kohë të plotë, për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015” informohen studentët e interesuar të aplikojnë direkt pranë sekretarive të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ku ata dëshirojnë të konkurojnë, nga data 25 gusht deri me 10 Shtator 2014, sipas kuotave të përcaktuara në Urdhërit Nr. 326 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 08.08.2014, të publikuara në këtë faqe zyrtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

A. Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me çertifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;

B. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;

C. Dy fotografi;

D. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës 1.

Në rastet kur numri i kandidatëve për një program të caktuar studimi është më i vogël ose i barabartë me numrin e kuotave të miratuara për këtë program studimi, UMT do të përcjell për miratim në MAS listën e kandidatëve. Nëse numri i kandidatëve për një program të caktuar studimi është më i lartë se numri i kuotave të miratuara për këtë program studimi, përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një Komision të Posaçem i ngritur me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Komisioni, në përzgjedhjen e kandidatëve, bazohet në notën mesatare të shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-te publike kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet në këtë vit akademik, për programin përkatës të studimit. Nëse, edhe duke u bazuar në këto kritere, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, ato do t’i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS.
MAS do të publikojë në faqen web www.arsimi.gov.al listën e kandidatëve dhe afatet e regjistrimit të tyre në IAL përkatëse.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në periudhën 29 shtator deri në 8 tetor 2014 dhe i dorëzojnë mandat arkëtimin e tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Në përfundim të procedurave të seleksionimit, MAS vlerëson mundësinë e rishpërndarjes së kuotave të mbetura bosh. Mund të përfitojnë nga kuotat e rishpërndara kandidatët, të cilët kanë aplikuar pranë UMT-së brenda datës 10 shtator 2014 dhe nuk kanë rezultuar fitues në raundin e parë të shpërndarjes së kuotave.
MAS procedon me përcaktimin e emrave të kandidatëve në programet ku janë rishpërndarë kuotat dhe brenda datës 3 tetor 2014 i percjell në UMT listat e kandidatëve fitues. MAS, gjithashtu, publikon në faqen web listën e kandidatëve dhe afatet e regjistrimit të tyre në UMT.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në periudhën nga data 6 tetor 2014 deri më 13 tetor 2014, duke paraqitur dokumentet përkatëse, këtij udhëzimi, të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të noterizuara në Republikën e Shqipërisë.

 

KUOTAT E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË DHE PROGRAMET E INTEGRUARA TE CIKLIT TË DYTË, ME KOHË TË PLOTË, PËR KANDIDATËT NGA REPUBLIKA E KOSOVËS, SI DHE KANDIDATËT SHQIPTARË NGA MAQEDONIA, MALI I ZI, PRESHEVA, BUJANOVCI DHE MEDVEGJA NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2014 – 2015

Kuotat per Trojet Shqiptare 2014 - 2015

 

                                                                                       REKTORATI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *