THIRRJE PËR APLIKIM NË PROGRAMIN KOMBËTAR TË  PRAKTIKAVE TË PUNËS NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE  DHE INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE

THIRRJE PËR APLIKIM NË PROGRAMIN KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE DHE INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE

Në kuadër të Vendimit nr. 395, datë 29 Prill 2015, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton Profesionistët e rinj mbi mundësinë e aplikimit në Thirrjen e parë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike që organizohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë dhe Shërbimi Kombëtar Për Rininë.

Programi synon të përfshijë çdo vit rreth 6-8 mijë profesionistë të rinj në një eksperiencë pune pranë administratës shtetërore në nivel qendror dhe lokal. Qëllim i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të këtyre praktikave në njohje me sistemin administrativ publik.

Thirrja e parë do të jetë 3 mujore dhe parashikohet t’u japë mundësi rreth 2.000 profesionistëve të rinj të zhvillojnë praktika pune në institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike në të gjithë Shqipërinë. Zbatimi i programit ka filluar që më datë 1 qershor 2015 me shpalljen e thirrjes për aplikim. Target group janë të rinj profesionistë të moshës 21 deri 26 vjeç të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve bachelor, si dhe të rinj që mund të kenë përfunduar cikle të tjera studimi apo që janë në proces, si programet master.

Thirrja e aplikimit zhvillohet në datat 1 deri 14 qershor.

Për më tepër informacione, si dhe për aplikim, mund të vizitoni adresën web: http://praktika.sociale.gov.al

Institucionet ku mund të kryhet praktika: http://praktika.sociale.gov.al/?page_id=31

Personi përgjegjës për fushatën e komunikimit është:
Dikensa Topi, MMRS, dikensa.topi@sociale.gov.al

 

                          REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *