THIRRJE PËR SHKËMBIME NË PROGRAMIN ERASMUS+ ME UNIVERSITETIN E SAARLAND-IT, NË GJERMANI
Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton për hapjen e thirrjes për aplikime për shkëmbime në Universitetin e Saarland-it, Gjermani për studentët e programeve të studimit në fushën “Farmaci”.
- Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbim i studentëve për studime në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në vitin akademik 2017-2018;
- Nivelet e shkëmbimit për studentët:
Master i Shkencave në Farmaci. Studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit: Master i Shkencave në Farmaci në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve.
Kohëzgjatja e shkëmbimeve për ciklin Master i Shkencave në Farmaci: deri në 6 muaj.
Doktoratë në Shkenca Farmaceutike. Studentët Doktorantë duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit: Doktoratë në Shkenca Farmaceutike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kohëzgjatja e shkëmbimeve për ciklin Doktoratë në Shkenca Farmaceutike: deri në 6 muaj.
2. Kuotat për studentët janë: 3 (tre).
Për t’u njohur me broshurën e programeve të studimit në fushën e Farmacisë të ofruara nga Universiteti i Saarland-it, lutemi konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.pharma.uni-saarland.de/Stundenplan.pdf
- Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha Gjermane.
Niveli i njohurisë së gjuhës Gjermane që kërkohet për studentët është minimumi niveli B1.
Nëse aplikimi bëhet nga studentë doktorantë ose studentë të vitit të fundit, të cilët duan të zhvillojnë kërkim shkencor lidhur me zhvillimin e temës së diplomës apo të punimit të doktoratës, mund të jetë e pranueshme edhe gjuha angleze në nivelin B2.
- Dokumentet e nevojshme për aplikim të studentëve në Master i Shkencave në Farmaci dhe Doktoratë në Shkenca Farmaceutike:
-
- Kërkesë më shkrim;
- CV në gjuhën angleze;
- Foto personale;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë e notave;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës Gjermane (minimumi niveli B1)/Angleze (minimumi niveli B2).
- Aplikimi bëhet duke dorëzuar dorazi pranë zyrës së protokollit të Rektoratit të UMT, dosjen me dokumentacionin e sipërcituar.
Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjidhet ajo më e lartë.
- Studentët e përzgjedhur duhet të marrin pjesë, së bashku me personat përgjegjës të dy Universiteteve në përgatitjen e Learning Agreement, e cila nënkupton dakordësimin për aktivitetet që studentët do të kryejnë në Universitetin pritës dhe njohjen e këtyre aktiviteteve pas përfundimit të shkëmbimit, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Për t’u informuar mbi Learning Agreement, klikoni linkun:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/11/Learning-Agreement-2017-18-EN.pdf
- Afati i fundit për aplikim: 27 Nëntor 2017.
- Periudha e mobilitetit: Studentët e përzgjedhur për të ndjekur këtë program mobiliteti do të fillojnë shkëmbimin në semestrin e dytë të vitit akademik 2017-2018.
- Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të kontaktoni:
Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
Znj. Hermina Fagu, person kontakti për Programin
Ju urojmë suksese në aplikim!
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 13.11.2017