UNIVERSIADA MBARËKOMBËTARE PRANVERË 2015

UNIVERSIADA MBARËKOMBËTARE PRANVERË 2015

Ditën e Enjte, më datë 21 Maj, në ambjentet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë dhe ditën e Premte, 22 Maj, në Komplesin Tropikal “Plazh Durrës”, në Durrës, Universiteti i Tiranës organizon “Universiadën Mbarëkombëtare Pranverë 2015”. Universiada Mbarëkombëtare mbledh skuadrat përfaqësuese studentore dhe të pedagogëve nga disa universitete të vendit dhe ato të trojeve shqiptare, me praninë e skuadrave nga Univeristeti i Prishtinës dhe nga Universiteti i Tetovës.

Në këtë aktivitet sportiv do të organizohen kampionati i basketbollit, i volejbollit, i mini-futbollit dhe i Beach-Volley dhe të pranishëm do të jenë përfaqësues të universiteteve që do të përshëndesin aktivitetin.

Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve të përvitshme sportive, të cilat organizohen nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me universitetet e tjera kombëtare, ku marrin pjesë aktive studentët e apasionuar pas këtyre sporteve. Krahas kompeticoneve sportive, në këtë aktivitet do të zhvillohen shfaqje sportive-artistike dhe do të ketë momente argëtimi me muzikë dhe koktejle për pjesëmarrësit. Në fund të Universiadës do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të para dhe medaljeve të kampionateve që do të zhvillohen në dy ditët e aktivitetit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë promovon pjesëmarrjen e gjërë në jetën kulturore, sociale, argëtuese dhe sportive dhe vlerëson aktivitetet e tilla si një mundësi e mirë për studentët dhe stafin akademik për t’u angazhuar me aktiviteteve fizike dhe sportive, të cilat nxisin një jetë të shëndetshme të shoqërisë tonë.

Universiada Mbarëkombëtare Pranverë 2015 foto-icon

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Përditësimi i fundit: 20.05.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *