1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 08.02.2016

1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 08.02.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  1. “Laborante pranë Departamenteve të Infermieristikës” ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës Laborante pranë Departamenteve të Infermieristikës duhet të plotësojë këto kritere bazë:

    1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm teknik.
    2. Të zotërojë një gjuhë të huaj.
    3. Të njohë me dëshmi programet e paketës “Microsoft Office”.
    4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup.
    5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborante pranë Departamenteve të Infermieristikës”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

    1. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

    1. Kërkesë me shkrim.
    2. CV.
    3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara).
    4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit.
    5. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë.
    6. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara).
    7. Raport mjekësor për aftësitë në punë.
    8. Dëshmi penaliteti.

Dokumentet pranohen nga data­ 08.02.2016 -19.02.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

 REKTORATI

 

Publikuar më 08.02.2016

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *