2 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 02.01.2015

2 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 02.01.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vende pune për personel administrativ me kontratë të përkohëshme “Specialist Finance në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

Kandidatët për vendin e punës “Specialist Finance” duhet të plotësojnë këto kritere: 

      1. Të ketë përfunduar arsimin e lartënë një nga fushat ekonomike
      2. Të ketë notë mesatare të lartë
      3. Të ketë njohuri të programeve të mbajtjes së kontabilitetit, kryesisht të “Alpha Business” ose “Financa 5”
      4. Preferohet të ketë kryer ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor (Profili Financë)
      5. Preferohet të ketë eksperiencë pune të ngjashme
      6. Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze
      7. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
      8. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit  në grup
      9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

  

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

1. Kërkesë me shkrim

2. CV

3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)

4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit

5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)

6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë

7. Dëshmi të njohjes të një nga programet e financës

8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore

9. Raport mjekësor për aftësitë në punë

10. Dëshmi penaliteti.

Dokumentat pranohen nga data 02.02.2015 – 13.02.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

Publikuar më 04.02.2015

 REKTORATI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *