2 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 21.01.2015
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË REKTORAT
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) personel administrativ “Sekretare Mësimore” në Rektorat, si më poshtë:
Kandidatët për vendin e punës “Sekretare Mësimore” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë
- Të zotërojë gjuhën angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në sekretari mësimore
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 19.01.2015 – 30.01.2015.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.
Publikuar më 21.01.2015
REKTORATI