NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 11.12.2014
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTARTIV “SPECIALIST PROTOKOLL DHE ARKIVE” NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) personel administrativ me kontratë të përkohëshme, Pozicioni i punës “Specialist Protokoll dhe Arkive”, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- Specialist Protokoll dhe Arkive
Kandidati për vendin e punës “Specialist në Sektorin e Protokollit dhe Arkives”, duhet të plotësojë këto kritere bazë :
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë
- Të njohë një gjuhë të huaj perëndimore
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Të ketë aftësi organizuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati për vendin e punës “Specialist në Sektorin e Protokollit dhe Arkives” duhet të plotësojë edhe këto kritere preferenciale:
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në arkivë
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim për aplikim
- Curriculum Vitae
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie të kualifikimit që mund të ketë (ne rast se ka)
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 11.12.2014 – 23.12.2014.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.
Publikim: 10.12.2014.
REKTORATI