NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 11.12.2014

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 11.12.2014

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTARTIV “SPECIALIST PROTOKOLL DHE ARKIVE” NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) personel administrativ me kontratë të përkohëshme, Pozicioni i punës “Specialist Protokoll dhe Arkive”, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si më poshtë:

Pozicioni i punës: 

  1. Specialist Protokoll dhe Arkive

 

Kandidati për vendin e punës “Specialist në Sektorin e Protokollit dhe Arkives”, duhet të plotësojë këto kritere bazë : 

  1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë
  2. Të njohë një gjuhë të huaj perëndimore
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
  4. Të ketë aftësi organizuese dhe të punuarit në grup
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati për vendin e punës “Specialist në Sektorin e Protokollit dhe Arkives” duhet të plotësojë edhe këto kritere preferenciale: 

  1. Preferohet të ketë eksperiencë pune në arkivë

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim
  2. Curriculum Vitae
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie të kualifikimit që mund të ketë  (ne rast se ka)
  7. Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit
  8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  9. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  10. Dëshmi penaliteti.

Dokumentat pranohen nga data 11.12.2014 – 23.12.2014.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.

 

Publikim: 10.12.2014.

                                             REKTORATI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *