1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 02.01.2015

1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 02.01.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË REKTORAT

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 5 (pesë) vende pune për personel administrativ me kontratë të përkohëshme “Sekretare Mësimore në Rektorat, si më poshtë:

Kandidatët për vendin e punës “Sekretare Mësimore” duhet të plotësojnë këto kritere: 

1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë

2. Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze

3. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”

4. Preferohet të ketë eksperiencë pune në sekretari mësimore

5. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup

6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

  

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

1. Kërkesë me shkrim

2. CV

3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)

4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit

5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)

6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë

7. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore

8. Raport mjekësor për aftësitë në punë

9. Dëshmi penaliteti.

Dokumentat pranohen nga data 02.02.2015 – 13.02.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

Publikuar më 04.02.2015

 REKTORATI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *