PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, 2015 – 2016

PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, 2015 – 2016

 

Në bazë të Vendimit Nr. 866, datë 23.10.2015 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 638, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 2016″”Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët mbi kuotat e pranimit në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË “MASTER I SHKENCAVE” PËR VITIN AKADEMIK 2015·2016

FAKULTETI

PROGRAMI I STUDIMIT

Kuota për kandidatët brenda Vendit

Tarifa për kredit për program të parë

Tarifa për kredit për program të dytë

Fakulteti i Shëndetit Publik

Shëndetit Publik

25

1,750

2,625

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Infermieri

150

1,750

2,625

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Mami

35

1,750

2,625

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Teknikë Laboratorike

50

1,750

2,625

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fizioterapi

40

1,750

2,625

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Teknikë  Imazherie

35

1,750

2,625

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Logopedi

10

1,750

2,625

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË “MASTER PROFESIONAL” PËR VITIN AKADEMIK 2015·2016

 

FAKULTETI

PROGRAMI I STUDIMIT

Kuota për kandidatët brenda Vendit

Tarifa për kredit për program të parë

Tarifa për kredit për program të dytë

Fakulteti i Shëndetit Publik

Shëndetit Publik

40

1,200

1,800

Fakulteti i Shëndetit Publik

Menaxhim  Shëndetësor

25

1,200

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Menaxhim Infermieror

150

1,200

1,800

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Mami

40

1,200

1,800

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Teknikë Laboratori

35

1,200

1,800

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fizioterapi

25

1,200

1,800

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Logopedi

20

1,200

1,800

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Teknikë  Imazherie

25

1,200

1,800

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

Në bazë të Udhëzimit Nr. 46, datë 28.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” / “Master i Arteve të Bukura” në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016″Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët, shtetas shqiptarë, brenda vendit, se në zbatim të shtojcës 1/1, të Vendimit m. 638, datë 22.07.2015, të Këshillit të Ministrave,“Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 20I6“, të ndryshuar, aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë“Master Profesional” dhe “Master i shkencave”, për vitin akademik 2015 – 2016, kryhen pranë sekretarive mësimore të dy Fakulteteve që ofrojnë studimet e ciklit të dytë, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Shëndetit Publik, nga data 29.10.2015 deri në datën 05.11 .2015.

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:

  1. kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
  2. janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS.

5. Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

    • Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të leshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi ne Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;
    • Diplomën e Maturës shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njesia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit nr. 876, datë 03.11.2010 të Këshillit të Ministrave “Per disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë. 08.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar, paraqesin Dëftesen e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA). Në rast se kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit të KM nr. 876, datë 03.11.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetvrore dhe pranimet në shkollat e larta publike, të ndryshuar”, dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave. Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse është lëshuar në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shteterore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomës/dëfteses së shkollës së mesme të fifuar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MAS;
    • Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij Udhezimi;
    • Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithë kandidatët);
    • Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
    • Dy fotografi personale.

Brenda orës 16:00, të datës 09.11.2015, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Shëndetit Publik do të shpallin dhe do të afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqen web të UMT-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkates, të rënditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.

Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues do të zhvillohet nga data 10.11.2015 deri në datën 16.11.2015, pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit përkatësUMT do të vendos në vende të dukshme, si dhe në faqen web të UMT-së, listën emërore të kandidatëve të regiistruar brenda datës 17.11.2015. 

Për më tepër informacione dhe konsultim:

           

            REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 29.10.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *